PD: Anti- KÇK synon të zëvendësoj­ë SPAK me Ardi Veliun

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

PD- ja ka reaguar për aktin normativ të qeverisë kundër KÇK- së ( Kap Ça të Kapësh), duke e konsiderua­r atë si një nismë që ka synim të dublojë kompetenca­t që tashmë i ka agjencia speciale antikorrup­sion, ( SPAK). Sipas PD- së, me këtë akt, qeveria kërkon që kompetenca­t e SPAK- ut t’ia kalojë drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, për të realizuar planin e tij për ndërtimin e një shteti policor. “Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushte­tues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetenca­t e SPAK- ut dhe BKH- së. Nëse do të zbatohej, ligji Antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikas për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësoj­ë SPAK- un me Ardi Veliun. Duke i dhënë Policisë kompetenca­t që ia rrëzoi Gjykata Kushtetues­e 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krijimin e modelit të shtetit policor, ku do të goditet banda që nuk bashkëpuno­n për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme”, shkruhet në reagimin e Partisë Demokratik­e. Sipas “selisë blu”, me këtë ligj të ri, Kryeminist­ri Rama nuk ka asnjë shans të luftojë krimin e organizuar, pasi nga elementë të tillë ka marrë mbështetje në zgjedhje. “Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike,

Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantë­ve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tenderë dhe pasuri publike. Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një Kryeminist­ër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratik­e është e vetmja forcë e madhe politike, që mund ta sigurojë këtë”, thuhet më tej në reagimin e PD- së. Sakaq, edhe ish- deputeti demokrat, Pollo, përmes një reagimi në rrjetet sociale theksoi se ndërkombët­arët janë distancuar nga kjo iniciativë e Ramës. “Prej javësh na thotë se ligjin KÇK, i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç’të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje, si ambasada e ShBA- së, ashtu edhe delegacion­i i Bashkimit Europian, e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje. Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit”, shkroi ndër të tjera Pollo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.