Vasili: Zbatimi i paketës, nga Policia e kanabizimi­t

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Petrit Vasili ka reaguar përsëri për miratimin e Aktit Normativ nga qeveria të ligjit “anti- KÇK”, duke thënë se është një instrument i Ramës, i zbatuar nga Policia, që lejoi Shqipërinë të kthehej në Kolumbinë e Europës. Nënkryetar­i i LSI- së e quan këtë një kapje të shtetit duke treguar dhe strukturën e saj dhe duke theksuar se e gjitha përbëhet nga vartës të Edi Ramës dhe gjoja do të kontrolloh­et nga ata dhe jo nga Rama. “KÇK- ja do të kontrolloj­ë KÇK- në?! Qeveria e koncesione­ve, që është edhe KÇK- ja më e madhe grabitëse e miliarda lekëve do drejtojë po vetë KÇK- në?! Ministrat e Edi Ramës do kontrolloj­në gjoja po ministrat e Edi Ramës, por jo Edi Ramën?! KÇK- ja do të kontrolloj­ë KÇK- në?!”, shkruan nënkryetar­i i LSI- së. Po ashtu, për prokurorit­ë që përfshihen në strukturë, Vasili shprehet se ato Rama i ka kthyer në drejtori që të mos hetojnë qeverinë. “KÇK- ja ka mbështjell­ë brenda të gjitha prokurorit­ë dhe i ka kthyer në drejtori të Edi Ramës, që të mos hetojnë asnjëherë qeverinë, kriminaliz­imin dhe korrupsion­in e saj. Struktura zbatuese e KÇK- së do të jetë Policia, po ajo Polici që lejoi të kthehej Shqipëria në Kolumbinë e Europës. Pra, KÇK- ja lufton KÇK- në?! Qëllimi i vetëm i KÇK- së është që t’ia presë duart, kokën dhe këmbët organeve të reja të drejtësisë që ato të mos hetojnë asgjë nga aferat. Qeveria, që është shkaku i vetëm i KÇK- së, do të vërë në ‘ zap’ KÇK- në, hajde kapje e shtetit hajde!!”, shkruan Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.