Meta, me mesazhe të koduara për politikën përmes citimit të kryepeshko­pit Janullatos

Presidenti: Me të drejtë, Fortlumtur­ia e Tij Anastas Janullatos predikon se ‘ E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentriz­mi’

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARISTIR LUMEZI

Presidenti Meta ka shprehur mesazhe të koduara për politikën pas një vizite në Kishën Ortodokse dhe takimit me k r y e p e s h k o p i n Anastas Janullatos.

Një ditë pasi maxhoranca publikoi me shumë bujë paketën “anti- KÇK” të miratuar në qeveri, kreu i shtetit e ka nisur të shtunën me një mesazh vetëpërmba­jtjeje dhe qetësie, duke iu rikthyer shprehjes së tij të dikurshme, “me qetësi dhe dashuri”. Kreu i shtetit ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me macen e tij, Sashën. “Një fundjavë të mbarë! Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan kreu i shtetit në mesazhin për ndjekësit e tij, bashkëngji­tur fotos. Gjatë paradites së djeshme, Presidenti Meta u takua me kryepeshko­pin Janullatos ku përcolli mesazhe vetëpërmba­jtjeje dhe interesi publik. Meta vizitoi dje dy ambientet e reja në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, sallën e pagëzimit dhe atë të edukimit dhe socializim­it të të rinjve. Në një postim në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe fotot, Presidenti shkruan se “edukimi i brezit të ri me mësimet e shenjta për paqen, dashurinë dhe jetën, nuk prek vetëm zemrat e mendjet e besimtarëv­e brenda mureve të kishës, por janë mesazhe aktuale, sidomos për fëmijët e të rinjtë tanë, për t’i mbajtur larg veseve dhe ‘ sëmundjeve të kohëve moderne’ siç janë droga, bixhozi, alkooli dhe egoizmi. Me të drejtë, Fortlumtur­ia e Tij Anastas Janullatos predikon se: ‘ E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentriz­mi’. Mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Kishën Ortodokse Autoqefale për kontribute­t dhe përkushtim­in e veçantë për dekurajimi­n e fenomenit të shpopullim­it të vendit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së shpresës dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare, te fëmijët dhe të rinjtë tanë”, shkruan Meta. Më herët, kreu i shtetit ishte në seancën e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale. “Kënaqësi e veçantë që në këtë të shtunë plot me diell, ta filloja ditën duke marrë pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale, me pjesëmarrj­en e dhjetëra të rinjve dhe besimtarëv­e. Falënderoj Kryepeshko­pin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, kreun shpirtëror të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumtur­inë e Tij Anastas Janullatos, për impenjimin e drejtpërdr­ejtë për nxitjen e vullnetari­zmit për këtë kauzë humane. Sepse siç predikon Fortlumtur­ia e Tij: Lumturi është më mirë të japësh sesa të marrësh.

Presidenti Meta me kryepeshko­pin Janullatos

Postimi i Metës në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.