Panorama (Albania)

Rindërtimi, Rama shpalos Programin, ku do rindërtohe­t në 7 bashki

"Procesi i vlerësimit të thelluar do përcaktojë fatin e godinave të pabanueshm­e. Vetëm pas këtij procesi vendosin ekspertët"

-

Kryeminist­ri Rama shpalosi dje planin e rindërtimi­t në 7 bashki të vendit, që pësuan dëmet më të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një sqarimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar numrin e zonave të zhvillimit në këto bashki dhe mënyrën sesi do të procedohet. Në postimin e tij, Rama shkruan se pas këtyre zonave në Tiranë, Durrës, Krujë, Shijak, Vorë, Kavajë dhe Kurbin, do të vijojë studimi edhe për zhvillimin e të tjera zonave në këto qytete. Krahas studimeve, Rama njoftoi se në Laç ka nisur procesi i shpronësim­it të objekteve dhe në Thumanë dhe Shijak kanë filluar kontaktet me kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin e objekteve të reja. Ndërkohë, për shtëpitë që do të ndërtohen në zonat rurale, Kryeminist­ri Rama shkroi se do të bëhet një studim i thelluar në lidhje me variantet për mënyrën sesi ato do të ngrihen. "Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individual­e të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas, njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri te ndërtimi i shtëpive", theksoi Kryeminist­ri. Rama veçoi edhe procesin e vlerësimit të dëmeve në godina, duke shtuar se vetëm pas kësaj procedure do të merret vendimi për shembjen ose jo të tyre. "Procesi i vlerësimi të thelluar. Ky proces që po zhvillohet intensivis­ht, pikë për pikë sipas ligjit, është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshm­e. Vetëm pas këtij procesi vendoset, në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur", shtoi Rama. Më vonë, gjatë ditës së djeshme, Kryeminist­ri ka shkuar në Durrës për të parë nga afër procesin e rindërtimi­t të banesave, që pësuan dëmeve të pjesshme dhe ku nuk ishte cenuar struktura mbajtëse.

 ??  ?? Rama gjatë inspektimi­t
Rama gjatë inspektimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania