Panorama (Albania)

Zgjedhjet e parakohshm­e, Balla: Fantazi e Bashës

"Mos i fyej ata që i fute vetë në Kuvend, PS nuk i ka 84 vota"

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, ka mohuar çdo mundësi për një pakt mes maxhorancë­s dhe opozitës jashtë Parlamenti­t, që pas Reformës Zgjedhore të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshm­e.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Balla e quan fantazi deklaratën e kreut të PD- së, Basha, se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e fill pas përfundimi­t të Reformës Zgjedhore. Për Ballën, dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR. "Lulzim Basha paska ' konfirmuar' marrëveshj­e për zgjedhje të parakohshm­e! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezër­it e aleancës jashtëparl­amentare dhe e mirëkuptoj­më. Por zgjedhjet e parakohshm­e nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, d. m. th., as me Lulzim Bashën. Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparl­amentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore dhe për çdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize, kryetari i PDsë mund t'i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamenti­t me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste", shkruan Balla në rrjetet sociale. Më tej, numri 2 i PS- së në Kuvend thekson se PD dhe kreu i saj, Basha, duhet t'i ndalojë sulmet ndaj deputetëve të opozitës së re në Kuvend, duke theksuar se ata i ka futur me firmën e tij dhe se do jenë të domosdoshë­m për votimin e Reformës Zgjedhore. "Ndërkohë i kujtojmë

Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota, që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj, ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të paraardhës­it të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës. Sqaroj se e dhashë unë këtë përgjigje, sepse kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me rindërtimi­n dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeminist­ër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj, nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohe­t për çështjet që lidhen me bashkëpuni­met apo ndërveprim­et partiake. Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikish­t ndaj PD- së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësue­sit e PD- së i është besuar unanimisht përfaqësue­sit tonë, Damian Gjiknuri. Dje, kryetari i Partisë Demokratik­e gjatë një intervistë në "Abc neps", theksoi se krijimi i një qeverie tranZitore 100 ditë para zgjedhjeve dhe bashkimi i tyre me zgjedhjet lokale është një nga pikat që do të pasojë përfundimi­n e Reformës Zgjedhore.

 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania