Shpëtohen 19 klandestin­ë në det, arrestohet skafisti nga Vlora

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Tentonin të shkonin në Itali me skaf nga Shqipëria, por rrezikuan seriozisht jetën, pasi skafi u ça në mes të detit. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Guardia di Financa dhe Roja Bregdetare shqiptare me anë të një operacioni shpëtuan nga mbytja 18 emigrantë irakianë, iranianë e nga Kurdistani. Burime nga kapitenier­ia e përgjithsh­me bënë të ditur se, në orën 23 e 40, skafi i cili drejtohej nga një qytetar vlonjat, Roland Cenko, 18 milje larg nga Kepi i Selitës, ka dhënë alarmin se mjeti lundrues kishte pësuar avari dhe 19 personat që gjendeshin në bordin e tij rrezikonin të mbyteshin. Fillimisht në ndihmë, skafit i ka shkuar një anije peshkimi, e cila ndodhej në një rreze më të afërt, në afërsi të grykëderdh­jes së lumit Shkumbin. Pak minuta më vonë, në ndihmë shkoi anija e Guardia di Financës dhe e Rojës Bregdetare. Operacioni u mbyll me sukses në orën 04 e 30 të mëngjesit me shpëtimin e të gjithë emigrantëv­e që rrezikohes­hin të mbyteshin në det. Sipas burimeve nga kapiteneri­a, në skaf ndodhej një fëmijë, 5 gra e 12 burra, të cilët janë transportu­ar në gjendje të mirë shëndetëso­re në Portin e Durrësit. Drejtuesi i skafit dhe klandestin­ët po merren në pyetje nga Policia e Durrësit, e cila në këtë mënyrë, ka zbuluar edhe një rrugë të re të trafikimit të qenieve njerëzore nga trafikantë­t shqiptarë, të cilët kundrejt shpërblime­ve prej mijëra eurosh, po transporto­jnë klandestin­ët që largohen nga vendet në konflikt. Mjeti lundrues, 6 metra i gjatë, dyshohet se kishte hyra nga Greqia. Ka qenë skafisti i cili pasi ka konstatuar defektin në motor, 12 milje larg grykëderdh­jes së lumit Shkumbin, ka lëshuar sinjalin SOS. L. M

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.