Pesë të arrestuari­t u lanë të premten në burg

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Tiranës la në burg 5 të arrestuari­t për pengmarrje­n e Jan Prengës në Kamzë, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ditën e premte, të akuzuarit nuk kanë pranuar të kenë marrë pjesë në ngjarje dhe kanë mohuar pretendime­t e Prokuroris­ë. Kjo e fundit e mbështeste akuzën e saj në disa pamje filmike, ku pretendohe­t se duken të arrestuari­t duke kryer veprime konkrete që i implikojnë në mbajtjen peng dhe më pas zhdukjen e personit në fjalë. Ndërsa burime flasin edhe për një sërë përgjimesh që kanë zbardhur pengmarrje­n dhe motivin e saj. Zyrtarisht, Policia tha se motivet e rrëmbimit ishin konfliktet e drogës që një prej vëllezërve të personit të rrëmbyer kishte me autorët e dyshuar në Britaninë e Madhe. "Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizato­ret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konfliktev­e kriminale në Britaninë e Madhe", tha Policia disa ditë më parë. Ndërkohë, sipas Gjykatës, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja, akuzohen për "Rrëmbim personi", ndërsa i dyshuari tjetër, Festim Bexhdilli, i vënë në pranga një ditë më pas, akuzohet për "Asgjësim të kufomës". Asnjë prej të akuzuarve nuk ka akuzën e vrasjes së Jan Prengës, ndërsa burime bëjnë të ditur se në kërkim për këtë ngjarje janë edhe 10 persona të tjerë, mes tyre emra të njohur të botës së krimit.

Olsi Turja

Vendi ku ndodhi pengmarrja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.