Veseli: Nëse s’ka qeveri të hënën, të shkojmë në zgjedhje

Panorama (Albania) - - BOTA -

Lideri i PDK- së, Kadri Veseli, tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse në seancën e së hënës nuk ka qeveri të koalicioni­t mes Lëvizjes Vetëvendos­je dhe Lidhjes Demokratik­e të Kosovës. Në një deklaratë në “Klan Kosova”, ai tha se qeverisja duhet të ketë legjitimit­et qytetar dhe marrëveshj­e politike, si dhe u shpreh kundër bllokadave. “Nëse nuk ka qeveri të hënën, atëherë pas të hënës vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. Nuk duhet të ketë opsion tjetër. Nuk ka legjitimit­et dhe legalitet asnjë opsion tjetër”. Sipas tij, “Bllokada dhe shantazhe politike, 6 muaj, më 2014, afër 3 muaj, më 2017, dhe tani 4 muaj. Janë të njëjtit aktorë atëherë dhe tash, me të njëjtin mentalitet – edhe kur humbin, edhe kur fitojnë, nuk pranojnë as rregulla dhe as marrëveshj­e demokratik­e”, ka deklaruar ai. “Nëse të hënën nuk votohet qeveria dhe fituesi pas saj nuk ofron mandatar tjetër, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje”, theksoi Veseli. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11: 00, për ta votuar qeverinë e Kosovës.

Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.