Qosja bën dallimin mes Kurtit e Mustafës me Rusvelt- Stalin- Çërçill

Panorama (Albania) - - BOTA -

Akademiku Rexhep Qosja ka bërë një shkrim kritikues mbi praktikat që ndjekin partitë shqiptare për formimin e qeverisë, në prag të përfundimi­t të afatit që ka Albin Kurti në Kosovë për shpalljen e koalicioni­t të tij me LDK- në. Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, Qosja shkruan se Kurti e Mustafa duhet të mendojnë së pari për popullin, sepse kështu u kanë premtuar, e të arrijnë sa më parë marrëveshj­en për të krijuar qeverinë e ardhshme. “Duke dëgjuar e duke shikuar se çka po bëhet, çka po shkruhet e çka po deklarohet për Qeverinë e Kosovës, të pa krijuar as pas gati katër muajve prej zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor 2019, m’u kujtua Treshja e Madhe Antifashis­te e përbërë prej përfaqësue­sit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Rusveltit, prej përfaqësue­sit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionov­iç Xhugashvil­li – Stalinit dhe prej përfaqësue­sit të Britanisë së Madhe, Uinston Çerçilit. Ata të tre, të mëdhenj në vendet e tyre e të mëdhenj në përmasën botërore, lehtë e shpejtë, krijuan Koalicioni­n Antifashis­t dhe pa munduar njëri- tjetrin dhe popujt e tyre, me po e jo, jo këtë javë po javën tjetër, si thonë studiuesit e tyre, mbajtën mbledhjet e quajtura konferenca... U morën vesh… Domethënë: Tri Fuqitë e Mëdha, që po vendosnin për fatin, për ardhmërinë e popujve e të shteteve, për fatin e miliarda njerëzve në planetin e Tokës, po merreshin vesh, sy më sy, thuhet në një varg librash të shkruara për ta, për Luftën e Dytë Botërore”, shkruan akademiku Qosja. Ai shton me tej se “Ndërkaq, Dyshja jonë partiake, në të vërtetë Treshja jonë, kurrsesi nuk po mund të merret vesh as të krijojë koalicioni­n e as të krijojë Qeverinë! E quajta Treshe, Dyshen tonë, sepse aktorët e saj të tretë, të përfaqësua­r prej disa zëdhënësve të dukshëm e të padukshëm, që maskohen e çmaskohen, që luajnë lojëra politike kur pas e kur para perdes, herë shihen e herë s’shihen, kur e si i luajnë ato lojëra. Dhe, i luajnë ato lojëra me Përfaqësue­sin e dytë të Treshes sonë - LDK- në, kuptohet kundër Përfaqësue­sit të parë – Vetëvendos­jes!”. Shkrimi i tij, mbyllet me dëshirën për formimin e qeverisë së re. “Fatkeqësia shqiptare, e përsëritur shpesh gjatë historisë, e quajtur mosmarrëve­shje e pushtetarë­ve dhe adhuruesve të pushtetit, po përsëritet edhe tani dhe po përsëritet në një mënyrë të re: tragjikomi­ke. Uroj të marr fund të hënën më 3.2.2020 kjo fatkeqësi politike, aq shpesh e përsëritur në historinë kombëtare shqiptare, dhe Vetëvendos­ja e LDK- ja, megjithëse parti me jetëshkrim­e e koncepte politike shumë të ndryshme, kur e ku thellësish­t të papajtuesh­me, të bashkohen në qeverinë e shumëpritu­r të Kosovës për të mirën e popullit të saj dhe të të gjithë popullit shqiptar”.

Akademiku Rexhep Qosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.