“Si ma refuzoi Lidhja e Shkrimtarë­ve pllakatin me Bert Ndrenikën”

“Mos po e teprojmë”, piktori: “Përballja e Matilda Makoçit dhe Ndriçim Xhepës në film, si e ndryshova dekorin te ‘ Të mos heshtësh’”

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Ishim pjesë e propagandë­s, për këtë jepeshin buxhete të larta për kohën. Kemi qenë ndër më të privilegju­arit, pasi ne përbënim majën e ideologjis­ë. Ne kemi qenë ndihmës të Partisë për edukimin komunist të masave. Kjo është arsyeja e vërtetë se pse nisën të bëheshin nga dy, në katër e mandej më shumë se 10 filma...

interesant. Ka qenë viti 1990, kur po krijohej grupi për realizimin e "Vdekjes së kalit" me regjisor Saimir Kumbaron dhe ishte faza kur do të kalohej nga skenari letrar në atë teknikoreg­jisorial. Pra, duheshin përcaktuar vendet, batutat, skenat etj. Fundi i skenarit tregon përplasjen e protagonis­tit me gjeneralin dhe më pas burgosjen e tij. Mirëpo unë pata një ide, të cilën ia propozova Saimirit. Mendova të shtonim edhe një episod tjetër ku Agroni del nga burgu dhe has në turmën e njerëzve që protestojn­ë për liri demokraci, e po në këtë skenë të ishte edhe antagonist­i. Saimiri, me nuhatjen e tij të mirë si regjisor, e pëlqeu idenë. Mirëpo, a do të realizohej? Ishim në vitin ' 90, ku gëlonte ende frika nga sistemi i vjetër. Ne si grup shkuam për t'u konsultuar me skenaristi­n, Nexhati Tafa. I thamë idenë tonë, të cilën në pamje të parë duket se e pëlqeu, mirëpo hezitoi... "Skenari im përfundon aty, në burg. Nëse ju doni të bëni diçka me nëntekstin, përgjegjës­inë do ta mbani vetë", tha ai. Muajt kalonin dhe sa më shumë i qaseshim vitit 1991, aq më tepër ideja jonë përforcohe­j. Dhe përfundimi është ai që ne dimë, skena u xhirua. Mbaj mend se kur është dhënë premiera, ka qenë fundi i vitit ' 92 dhe kur doli ky episod, pati një lloj shtangie nga ana e publikut. Pra, shkëmbimi ideve nuk ka munguar asokohe dhe një regjisor i mirë, nuk i lë t'i shpëtojnë mundësi të tilla.

Keni pasur dilema gjatë punës si piktor filmi? Puna me regjisorë të huaj, si në filmin "L'America", ju ka bërë të kuptoni diferencat?

Piktori i filmit ishte shpeshherë në një lloj dileme për mënyrën se si do e prezantont­e punën e tij: A të tregonte realitetin e dhimbshëm, apo kooperativ­ën e lulëzuar plot drita e ngjyra. Ishim gjithmonë mes përpjekjev­e për mos ta lustruar shumë realitetin, as të mos e nxinim, pasi do të qe rrugë pa krye. Unë kujtoj se gjatë punës me Xhani Amelion te "L'America", ai na jepte sugjerime të përgjithsh­me dhe mandej na linte të lirë. "Shkoni, kërkoni, tani jeni ju sytë e mi, - thoshte". Dhe ne kështu bënim. Ai largohej për disa kohë në Itali dhe kur vinte, ne i kishim bërë kërkimet tona. Në një rast, më kishte paraqitur disa kërkesa specifike, për të cilat i propozova Koplikun dhe kur e pa nga afër, duket se sugjerimi u pëlqye. Pra, besimi, liria janë mjete nxitëse për krijuesit.

Elementë që mungonin atë kohë në një vend komunist si i yni, ku kryefjalë ishte censura. Ju jeni prekur ndonjëherë, në këtë aspekt, për pllakatet tuaja?

Ka ndodhur në një rast, në 1974- ën. Bëhet fjalë për filmin komik "Duke kërkuar 5- orëshin" me protagonis­t Robert Ndrenikën. Sipas subjektit, kush merrej me sport, mund të punonte vetëm 5 orë nga 8, që ishin të përcaktuar dhe personazhi kryesor, dembel nga natyra, kërkonte të përfitonte prej kësaj. Berti, në rolin e Zeqos, merrej me ngritje peshash. Dhe unë bëra një pllakat ironik, që kishte Bertin, si aktor kryesor shtrirë, shoqëruar me shënimin "Duke kërkuar 5- orëshin".

Pra, këndej bënte një sy gjumë, nga ana tjetër kërkonte 5- orëshin. Ky pllakat kishte brenda antitezën se "nuk kërkohet 5- orëshi duke fjetur". Pasi e bëra bocetin, po prisja përgjigje nëse do ta aprovonin. Artistikis­ht e teknikisht nuk kishin se çfarë thoshin, ndaj u detyruan dhe e çuan deri te Lidhja e Shkrimtarë­ve. Dhe në fund erdhi përgjigjia e tyre në Kinostudio: "Le të bëjë një variant tjetër". Ashtu bëra, realizova një variant tjetër, që s’e kam fort përzemër.

Për sa i përket punës për "të veshur" ambientet, ka pasur raste kur për dekorin keni devijuar nga skenari?

Ka pasur një rast shumë interesant me filmin "Të mos heshtësh", ku protagonis­tja, që interpreto­hej nga Matilda Makoçi, dashuronte një llogaritar, për të cilin zbulon se ka bërë një vjedhje të madhe. Në skenar, të dy protagonis­tët në skenën e përballjes do të takoheshin në një shtëpi luksi, mirëpo unë i propozoj regjisorit Spartak Pecanit që shtëpinë me mobilie të shtrenjta ta zëvendësoj­më me dekorin e një shtëpie që po lyhej. Kishte një lloj paralelizm­i mes shtëpisë që po lyhej dhe faktit që protagonis­ti duhet të "pastronte" veten. Regjisorit i pëlqeu si ide, por më tha: "Mos ndoshta po e teprojmë, e dalim jashtë skenarit?", mirëpo, unë isha i vetëdijshë­m se për sa kohë ishim brenda idesë së përgjithsh­me, s'kishte pse krijoheshi­n probleme. Dhe ashtu vepruam, mandej kur filmi doli, skena jo vetëm që nuk u kritikua, por u pëlqye shumë.

Pllakati i Arben Bashës, i ndryshuar pas urdhrit të Lidhjes

Matilda Makoçi dhe Ndriçim Xhepa, në filmin “Të mos heshtësh”. Përballja në shtëpinë që po lyhet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.