Konjufca tërhiqet, arrihet marrëveshj­a e bashkëqeve­risjes VV- LDK

Vjosa Osmani mund të bëhet kryeparlam­entare, Konjufca pritet të kalojë ministër i Jashtëm

Panorama (Albania) - - BOTA -

Tri ditë para përfundimi­t të afatit të përcaktuar me Kushtetutë në Kosovë, për formimin e një qeverie nga mandatari i parë, u arrit marrëveshj­a për bashkëqeve­risje mes Vetëvendos­jes e LDK- së.

Mediat në Kosovë deklaruan, bazuar në burime të afërta me këto parti, se “përplasja” për Kryeparlam­entarin është zgjidhur. Të dyja partitë kanë toleruar për formimin e koalicioni­t. Kryeparlam­entari Glauk Konjufca do ta lëshojë karrigen për dikë të LDK- së, derisa kjo e fundit, sa i përket çështjes së Presidenti­t, do të presë derisa Hashim Thaçit, presidenti­t aktual, t’i përfundojë mandati. Më pas, këto dy parti do të mblidhen prapë për të diskutuar rreth emrit që do të jetë President i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Sot pritet të mblidhen Këshillat e Përgjithsh­me të të dyja partive, që të votohet marrëveshj­a e më pas të nënshkruhe­t. Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Agim Bahtiri, ka deklaruar se koalicioni në mes të Vetëvendos­jes dhe Lidhjes Demokratik­e të Kosovës do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti. “Kryeparlam­entari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VVLDK”, ka thënë Bahtiri në “Klan Kosova”.

Ndërkohë, disa media raportojnë se vendin e kryeparlam­entarit pritet ta marrë Vjosa Osmani, nënkryetar­ja e LDK- së. Gjatë paradites të së shtunës, kryetari i LDK- së, Isa Mustafa, ka takuar disa anëtarë të Kryesisë së partisë së tij. Pas këtij takimi, nënkryetar­i Lufti Haziri u shpreh optimist për arritjen e marrëveshj­es përfundimt­are. Madje ai tha se marrëveshj­a do të nënshkruhe­t të dielën.

Sipas KTV, të shtunën pasdite janë parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës nënkryetar­ja e LDK- së, Vjosa Osmani, e cila ishe e shoqëruar nga deputetët Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala. Ata nuk kanë komentuar mbi arsyen e pranisë së tyre në objektin e Kuvendit.

Lëvizje ka pasur edhe te Lëvizja Vetëvendos­je. I propozuari i kësaj partie për ministër të Jashtëm, Blerim Reka, është parë duke hyrë në selinë e VV- së. Mediat në Kosovë flasin për kalimin e postit të ministrit të Jashtëm të Kosovës për Glauk Konjufcës, pasi ai të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendos­je, dhe Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, sipas “Gazeta Express”. Më herët, kreu i VV- së, Albin Kurti, e kishte propozuar Blerim Rekën për postin e ministrit të Jashtëm. Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa, sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën. Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit. Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Kurti mori më 20 janar mandatin nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15- ditësh për formimin e qeverisë. Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është shpallur zyrtarisht arritja e marrëveshj­es së pritur me LDKnë. Dy partitë kanë negociuar gjatë për të formuar koalicioni­n qeverisës, pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Glauk Konjufca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.