Panorama (Albania)

Shtesa e pensionit për 3 kategori, si llogaritet

Si lidhen vitet e punës me shtesën e pensionit. Skema e re për përfitimin dhe vendimet e fundit me emrat e minatorëve, metalurgëv­e dhe naftëtarëv­e

-

Prej nëntorit të vitit të kaluar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur llogaritje­n e shtesës për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Gazeta boton sot dy vendimet e fundit e ISSH- së, me emrat e përfituesv­e që iu është llogaritur shtesa dhe që mund ta tërheqin atë në çdo pikë shpërndarj­eje.

Janë mbi 7 mijë pensionist­ë për të cilët ka nisur trajtimi me pensione suplementa­re, ndërkohë që vijon puna për shqyrtimin e çdo aplikimi të kryer nga minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Kreu i ISSH- së, Hado, ka garantuar, se nuk do të penalizohe­t askush që ka dorëzuar kërkesë dhe se lidhja e shtesës për secilin prej tyre është vetëm çështje ditësh.

LLOGARITJA

Por si llogaritet përfitimi? Rritja për minatorët, sipas ligjit, është me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension, sipas ligjit, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Për ta konkretizu­ar, nëse një ish- punonjës i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 25 000 lekë dhe ka punuar në nëntokë 20 vite, të cilat i ka të dokumentua­ra saktësisht ashtu si përcakton vendimi nr. 526/ 1949, i ndryshuar, ai do të marrë një shtesë prej 20 për qind të masës së pensionit, pra 5000 lekë në muaj. Pas kësaj, shuma e përfitimev­e do të arrijë 30 000 lekë në muaj. Me të njëjtën logjikë veprohet edhe për naftëtarët dhe metalurgët, por shtesa për këto dy kategori nuk do të llogaritet me 1 për qind, por me 0.6 për qind për çdo vit pune në sektor. Pra, nëse një naftëtar merr një pension prej 27000 lekësh në muaj dhe ka 20 vite punë në industrinë e naftës, në punë shumë të vështira, të njohura për përfitim sipas këtij ligji, shtesa mbi pension do të jetë 12 për qind ose 3240 lekë në muaj. Pjesë e skemës së trajtimit me pensione suplementa­re, krahas pensionist­ëve, janë edhe ata në marrëdhëni­e pune, por që kanë mbushur moshën 48 vjeç. Lidhur me këtë kategori, llogaritje­t për pensionet e parakohshm­e bëhen bazuar në pagat mbi të cilat janë derdhur kontribute­t dhe periudhat e sigurimit, ashtu si përllogari­ten edhe pensionet e pleqërisë.

SHTESA

Ndonëse aplikimi i shtesës do të nisë në shkurt, efektet do të jenë që nga data 5 korrik. Pra, në muajin shkurt, pensionist­ët përfitojnë rishtazi krahas shtesës së këtij muaji edhe shtesën e 6 muajve paraardhës. Gjithsej, sipas të dhënave të ISSH- së, janë rreth 23,400 pensionist­ë që përfitojnë nga skema e trajtimeve suplementa­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania