Rama kërcënon me “ligjin special”, reagojnë SHBA dhe BE: Do ta vëzhgojmë

SHBA e BE: Anti- KÇK të shërbejë për të ndihmuar institucio­net e reja, do monitorojm­ë zbatimin e saj

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN KUME Yuri Kim Luigi Soreca

Të gjithë ata, të cilët janë subjekt i aktit normativ anti- KÇK, nëse nuk justifikoj­në pasurinë e tyre për 48 orë, brenda një muaji u sekuestroh­en të gjitha asetet.

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje forcat e Policisë, të cilat do të emërtohen OFL, Operacioni Forca e Ligjit. Ndërkohë shpjegoi mekanizmin se si do të goditen pjesëtarët e krimit të organizuar. Sipas kreut të qeverisë, duke filluar nga sot, të gjithë atyre, të cilët dyshohen se janë subjekt i anti- KÇK- së, do t'u dërgohet një formular për të justifikua­r pasurinë. Ky formular duhet të plotësohet brenda 48 orësh. "Pastaj formulari do të shkojë te SPAK dhe nga SPAK në Gjykatë. Ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort e kanë punuar tokën, se sa shumë ullinj dhe portokaj kanë mbledhur, se sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, se sa shumë janë lodhur dhe stërmundua­r në fasoneri, nëse duan t i mbajnë ato pasuri. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jetë pronë e shtetit. Kjo nuk do të vazhdojë si në ato proceset gjyqësore fantastike, që na kanë bërë gazin e botës, ku persona me dënim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afat 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë Gjykata dhe pastaj, lamtumirë prona e juaj", tha Kryeminist­ri para Forcave Speciale.

PARALAJMËR­IMI

Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi edhe gjykatësit, që sipas tij japin vendime të padrejta. Kreu i qeverisë tha në fjalën e tij se do t'u vijë radha edhe atyre gjyqtarëve, të cilët edhe në ato raste kur ka pasur pasuri të paligjshme të sekuestrua­ra nga Policia me vendim, ua kanë rikthyer sërish personave të dyshimtë. "Ka qenë fyese dhe lënduese për ju që jeni marrë vetë drejtpërdr­ejt në këtë betejë, kur keni marrë lajmin se edhe ato pak asete që janë sekuestrua­r krahasuar me volumin e jashtëzako­nshëm të krimit të organizuar, rëndom u janë kthyer autorëve pas një periudhe kohe në sirtarët e gjykatave të korruptuar­a. Ndërkohë që na duhet të vuajmë fyerjet dhe lëndimet nga vendimet e gjykatësve, siç ishte rasti më i fundit i një gjykatësej­e pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër, por vetëm me xhep që kanë sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi shumë të vetëdijshë­m se do të duhet të vuajmë akoma, pasi janë ende në radhë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët e dinë shumë mirë që nuk kanë për ta kaluar kurrë vetingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të madh të gjësë së gjallë, me moton ' kap ça të kapësh'. Edhe për ta, kjo paketë ka një ilaç". vijoi kryeminist­ri.

REAGIMET

Pas prezantimi­t të paketës anti- KÇK kanë reaguar edhe dy ambasadat më të rëndësishm­e në vendin tonë, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ato theksojnë se mirëpresin nismën e qeverisë për të goditur krimin e organizuar, por shtojnë se këto nisma duhet t'u vijnë në ndihmë institucio­neve të reja të drejtësisë.

Ambasada e SHBA: Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishm­e të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifik­uara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandalua­r krimin e organizuar, që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucio­net e reja të drejtësisë, të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe të harmonizoh­en me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes të madh.

Ambasada e BE: "Ndiq paratë" ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretish­t organizata­t kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandalue­se për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmi­t, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për ta trajtuar këtë problem. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishm­e që këto masa të reja të ndiqen përmes institucio­neve të krijuara nga Reforma në Drejtësi, në veçanti SPAK- un. Ne vazhdojmë ta inkurajojm­ë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Opozita kundërshto­n krijimin e OFL nga qeveria kundër KÇK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.