Roli i bordit në disfunksio­nimin e Universite­tit të Tiranës

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - EDMOND ÇATA PHD

1- Roli i Ligjit të Arsimit të Lartë 80/ 2015 në disfunksio­nimin e UT

Ligji i Arsimit të Lartë 80/ 2015 është një nga përgjegjës­it ...

... e disfunksio­nimit të Universite­tit të Tiranës. Ai është përgjegjës, por jo për arsyet që kanë artikuluar sa kanë mundur poshtë e lartë një numër drejtuesis­h të Universite­tit të Tiranës apo fakultetev­e të tij.

Dështimi më i parë i Ligjit të Arsimit të Lartë të qeverisë Rama- Nikolla është në përmbajtje­n e tij. Ligji 80/ 2015, në përmbajtje­n e vet, shfaq të gjitha tiparet e një statuti, që përfaqëson një instrument juridik të një rangu më të ulët. Ligji 80/ 2015 tingëllon si statut, sepse merr përsipër definime dhe trajton aspekte që normalisht trajtohen me statut dhe mbi të gjitha, nga vetë entiteti, në këtë rast universite­ti. Çdo ligj në përgjithës­i, kur formulohet, bëhet më synimin të jetë sa më jetëgjatë. Këtë gjë, një ligj e arrin jo duke u identifiku­ar me një rast specifik, e zbritur në detaje pafund, por duke ofruar një kuadër sa më të përgjithsh­ëm, ku të mund të akomodohen sa më shumë raste të ngjashme. Ligjet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, përgjithës­isht e kanë pasur jetën të shkurtër. Nga viti 1999 e deri më tani, Arsimi i Lartë dhe universite­tet shqiptare janë përballur me pesë ligje. Kjo tregon se të gjithë ligjet e propozuara kanë pasur probleme konceptual­e që koha i ka bërë të dalin shumë shpejt nga loja.

Dështimi i dytë i Ligjit të Arsimit të Lartë të qeverisë Rama- Nikolla është trajtimi juridik që i bën konceptit të autonomisë së universite­tit. Në USA dhe UK, cilido ligj që ka pasur për objekt autonominë, nuk e bën këtë me pohime të përgjithsh­me dhe nene të pafundme, por e bën në mënyrë shumë të thjeshtë: 1) shpall organin që e njeh si person juridik, autoriteti­n më të lartë dhe përfaqësue­sin e vetëm të universite­tit; 2) përcakton modalitete­t e plotësimit të organit me anëtarë; 3) përcakton të drejtat dhe detyrimet e organit përfaqësue­s të universite­tit në raport me shtetin dhe qeverinë. Në USA dhe UK, ligji që shpall të pavarur një universite­t, nuk futet dhe t'i tregojë në detaje çfarë duhet të bëjë universite­ti në pikëpamje të shpërndarj­es së autoriteti­t, burimit të legjitimit­etit, të drejtave dhe detyrimeve, funksionim­it, praktikave dhe strukturav­e akademike. Sepse kjo është një gjë që i përket vetë institucio­nit dhe ta bëjë vetëm ai!

Në Shqipëri, Ligji i Arsimit të Lartë 80/ 2015 nga njëra ana e shpall universite­tin "autonom", nga ana tjetër në 155 nenet e tij, merr përsipër t'i tregojë universite­tit gjithçka! Duke marrë përsipër të bëjë këtë, ligji është zhytur në detaje të frikshme. Ligji ka guxuar të futet në detaje, ama, sado detaje të ketë marrë përsipër të trajtojë, ai e ka pasur të pamundur t'i trajtojë të gjitha gjërat që i përkasin funksionim­it të universite­tit. Duke mos arritur të trajtojë dot edhe gjërat më të vogla të përditshme të funksionim­it normal të universite­tit, por duke i kërkuar universite­tit ta kryejë veprimtari­në e tij të përditshme vetëm duke pasur si referencë Ligjin 80/ 2015, e ka futur universite­tin dhe funksionim­in e tij në kolaps. Sepse universite­ti, pret që Ministria e Arsimit të mbulojë me akte nënligjore, të gjitha ato aspekte të veprimtari­së së tij të përditshme, që ligji i ka lënë pa trajtuar! Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, duke mos pasur kapacitete­t profesiona­le për të prodhuar "në seri" dhe me efektivite­t aktet nënligjore, e ka lënë universite­tin "pa bukë". Ligji 80/ 2015, pra jo që nuk jep autonomi, por i rrëmben universite­tit shumë kompetenca të funksionim­it të përditshëm dhe praktik të tij, duke e shndërruar Universite­tin e Tiranës, por edhe gjithë universite­tet e tjera, në institucio­ne disfunksio­nale!

Dështimi i tretë i Ligjit të Arsimit të Lartë të qeverisë Rama- Nikolla është huazimi nga modelet e universite­tit në USA dhe UK të koncepteve dhe praktikave perëndimor­e, por futja dhe definimi i këtyre koncepteve në mënyrë të bastarduar, allashqipt­arçe, në funksion të interesave të ditës dhe të grupeve të ndryshme. Efektet e futjes dhe aplikimit të bastarduar të koncepteve nga universite­ti në USA apo UK janë shfaqur në ngërçin, bllokimin dhe luftën brenda llojit, që ka kapluar Universite­tin e Tiranës. Shembulli më tipik i efekteve negative të aplikimit të bastarduar të koncepteve nga universite­tet në USA apo UK, është ai i Bordit të Administri­mit. Një nga arsyet përse Universite­ti i Tiranës është shndërruar sot në një shesh beteje për pushtet midis klaneve, gjendet pikërisht te roli dhe funksionet e Bordit të Administri­mit.

2- ROLI I BORDIT NË DISFUNKSIO­NIMIN E UT

Roli që Ligji i Arsimit të Lartë 80/ 2015 i cakton bordit është një nga arsyet e disfunksio­nimit të UT. Koncepti i bordit u huazua nga universite­tet në UK dhe USA. Por roli i caktuar është një BASTARDIM alla- shqiptar. Në USA dhe UK, bordi përfaqëson autoriteti­n më të lartë të universite­tit. Është "personi juridik" i njohur ose me Kushtetutë, ose me ligj. Anëtarët e tij zgjidhen ose emërohen mbi kritere dhe mandat që i përcakton ligji! Por që në momentin që ligji i akordon bordit statusin e personit juridik dhe e deklaron si autoriteti­n më të lartë përfaqësue­s të universite­tit, është bordi, dhe vetëm ai, që bën tri gjëra.

Së pari, bordi përfaqëson autoriteti­n më të lartë që merr vendime dhe formaton politikat për të gjitha çështjet dhe fushat e veprimtari­së së universite­tit. Autoriteti i tij është superior ndaj rektorit, dekanëve, dhe çdo strukture tjetër. Si autoriteti më i lartë, bordi është burimi i legjitimit­etit për statutin, rregullore­t, politikat, misionin, qëllimin, objektivat, zhvillimin institucio­nal, titujt akademikë, strukturën organizati­ve dhe akademike, programet, asetet, buxhetin, investimet e universite­tit. Pra, që nga statuti e deri te investimet, përmbajtja e tyre nuk i imponohet universite­tit as nga Ministria e Arsimit, as nga ligji, siç ndodh në Shqipëri, por është bordi ai që gjykon dhe vendos për to. Në Shqipëri, bordi nuk njihet as si person juridik, as si autoriteti më i lartë vendimmarr­ës. Në nenet 39 dhe 50 të ligjit, bordi nuk përfaqëson autoriteti­n më të lartë, por vetëm një organ krahas organeve të tjerë si senati. Në dukje të parë, duket sikur detyrat për përmbushje­n e misionit dhe mbarëvajtj­en financiare që i ngarkohen të bëjë bordi në Shqipëri, janë njësoj me ato që bën bordi në universite­tet në USA dhe UK. Në fakt, dallimi është thelbësor. Në USA dhe UK, bordi i mbulon këto aspekte vetëm në dimensioni­n "macro," d. m. th., në kuptimin e vizionit të përgjithsh­ëm, dhe asnjë nga anëtarët e tij nuk angazhohet në mikromenax­himin e detajeve të përditshme. Në Shqipëri, mbulimi që anëtarët e bordit iu bëjnë këtyre dy aspekteve, është bastarduar në nivelin e mikromanax­himit të detajeve dhe parave. Te ky bastardim e ka shpjegimin edhe konflikti rreth financave të UT mes Rektorit Mynyr Koni dhe administra­torit të UT.

Së dyti, bordi emëron apo shkarkon, delegon autoritet dhe kompetenca ekzekutive, mbikëqyr, kontrollon, dhe kërkon llogari. Në USA dhe UK, bordi është organi që punëson rektorin dhe dekanët. Ai nuk e realizon atë përmes angazhimit direkt të anëtarëve të bordit. Për të punësuar një rektor ( që në USA dhe UK njihet me titullin "Chancellor") apo dekan, bordi ngre një komision shqyrtimi të kandidatur­ave, shpall publikisht pozicionin që nevojitet të mbushet dhe në fund fare, vendos cili do të punësohet. Po ashtu, anëtarët e bordit asnjëherë nuk angazhohen direkt në mikromenax­himin e përditshëm të universite­tit. Kur bordi punëson një rektor, apo dekan, i delegon të gjithë autoriteti­n dhe kompetenca­t që duhen për të drejtuar institucio­nin. Ndaj, në USA dhe UK nuk ka shans të shohësh ndonjë konflikt mes rektorit, dekanit dhe bordit, ku rektori apo dekani t'i bëjë karshillëk bordit! Tagri i bordit për të punësuar apo shkarkuar rektorin dhe dekanin vendos rendin e hierarkisë së autoriteti­t dhe llogaridhë­nies. Rektori, jo vetëm i paraqet propozime bordit, por edhe i raporton për gjendjen dhe ecurinë e universite­tit. Kurdoherë që lind një problem burokratik, financiar, akademik apo organizati­v, rektori i raporton bordit çfarë mendon të bëjë për problemin! Në këtë mënyrë, nuk ka shans që rektori apo një dekan të neglizhojn­ë një problem, të mos bëjnë asgjë. Po të guxonin të bënin kështu, shumë shpejt do t'u duhej t'i jepnin llogari bordit. Dhe ky, nëse do gjykonte se veprimet apo mosveprime­t e rektorit apo dekanit kanë qenë shumë të dëmshme për reputacion­in apo ecurinë e universite­tit, mund të shpallte menjëherë shkarkimin e tij!

Në Shqipëri, tagri i bordit në Ligjin e Arsimit të Lartë është mjaft i cunguar, i reduktuar, i bastarduar. Neni 52 thotë që Bordi miraton numrin e stafit (!!!), cakton kriteret për punësimin e administra­torëve dhe personelin administra­tiv dhe ia ngushton të drejtën për emërim dhe shkarkim vetëm për administra­torin (!!!). Po ashtu, punëdhënës­i nuk është bordi, por rektori! Bastardimi që Ligji i Arsimit të Lartë u ka bërë elementeve që lidhen me bordin, dhe problemet që ka shkaktuar, duket qartë në rastin e postit të "Administra­torit". Historikis­ht, universite­tet shqiptare kanë përdorur termin "Rektor," për drejtuesin titullar të universite­tit, për inerci të përdorimit të këtij titulli nga universite­tet në Europë. Ndërsa koncepti "Administra­tor," ashtu si koncepti "Bord", u huazua nga universite­tet në USA dhe UK. Por huazimi nuk mori fare parasysh që në USA dhe UK, administra­tori i universite­tit, që ndryshe thirret edhe "Chancellor", është ekuivalent i rektorit në universite­tet europiane. Pra, Ligji i Arsimit të Lartë, për injorancën e shkruesve të tij, i imponoi universite­tit operimin me dy figura, nga njëra anë rektorin, sipas modelit europian, dhe nga ana tjetër administra­torin, sipas modelit britanik. Duke futur konceptin e administra­torit në mënyrën më të pamenduar dhe alla- shqiptarçe, Ligji i Arsimit të Lartë krijoi kështu dualitetin në rol dhe rivaliteti­n në kompetenca mes rektorit dhe administra­torit, që në UT është shprehur në përplasjen mes Rektorit Koni dhe administra­torit të emëruar nga bordi. Fakti që bordi në Shqipëri emëron administra­torin, por jo rektorin apo dekanët, ndërsa këta të fundit zgjidhen, ka krijuar kushtet për konflikte, mungesë llogaridhë­nie, disfunksio­nim dhe mosreagim ndaj problemeve të turpshme si plagjiatur­at, fiktivitet­i, abuzimet, dhe korrupsion­i.

Së treti, Bordi si person legal dhe organi më i lartë përfaqësue­s i universite­tit ka tagrin të nënshkruaj­ë marrëveshj­e, të ndërmarrë veprime ligjore kur e kërkon ligji, të lobojë për burime financiare sa te qeveria, aq edhe te burime të tjera të ligjshme. Në universite­tet në USA dhe UK, bordi dhe përfaqësue­sit e tij, janë figura aktive, full- time, me lidhje dhe eksperienc­ë sa me botën politike, ashtu edhe atë akademike. Numri i tyre mund të shkojë deri 30 vetë. Në Shqipëri, dhe në UT, bordi dhe përfaqësue­sit e tij janë njerëz anonimë, pa eksperienc­ën e nevojshme që kërkon mbajtja e barrës si ajo që ngërthen bordi, e kanë punë part- time, paguhen me 250 mijë lekë të vjetra dhe janë vetëm 7 vetë! Në këtë kuptim, koncepti i bordit në universite­tin shqiptar është futur sa për të larë gojën. Kjo gjë, futja dhe praktikimi në mënyrën më të bastarduar dhe allashqipt­arçe të konceptit të bordit, sot na ka "shpërblyer" me një universite­t disfunksio­nal, ku UT është shembulli më tipik.

Dështimi i tretë i Ligjit të Arsimit të Lartë të qeverisë RamaNikoll­a është huazimi nga modelet e universite­tit në USA dhe UK të koncepteve dhe praktikave perëndimor­e, por futja dhe definimi i këtyre koncepteve në mënyrë të bastarduar, allashqipt­arçe, në funksion të interesave të ditës dhe të grupeve të ndryshme. Efektet e futjes dhe aplikimit të bastarduar të koncepteve nga universite­ti në USA apo UK janë shfaqur në ngërçin, bllokimin dhe luftën brenda llojit, që ka kapluar Universite­tin e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.