KRYEPARLAM­ENTARI SLLOVEN, LETËR RUÇIT: JEMI PRO NEGOCIATAV­E

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Parlamenti­t të Sllovenisë, Dejan Zidan, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i rikonfirmo­n se Sllovenia do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë fort e në mënyrë të qëndrueshm­e perspektiv­ën europiane të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në letër, ai thekson se Sllovenia ka kërkuar që vendimi i KE- së në tetor të kishte qenë ndryshe dhe hapja e negociatav­e me të dyja vendet rrit stabilitet­in dhe zhvillimin në rajon. "Republika e Sllovenisë ka luftuar që vendimi i Këshillit Europian në tetor të ishte ndryshe dhe i di pasojat e tij të mundshme. Guxoj të besoj që Kuvendi më i rëndësishë­m dhe i domosdoshë­m është shtyrë vetëm për një kohë të shkurtër, duke qenë se është shumë i rëndësishë­m jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitet­in dhe begatinë e të gjithë rajonit dhe për pasojë edhe të Bashkimit Europian", thuhet ndër të tjera në letrën e Zidan. Kryeparlam­entari slloven nënvizon gjithashtu se bashkëpuni­mi parlamenta­r midis dy vendeve duhet të rritet edhe më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.