Panorama (Albania)

Lufta kundër KÇK, Lleshaj: Mbi krimin s'do ketë vetëm dënim penal

-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh dje se një pjesë e aseteve të krimit që do të sekuestroh­en në zbatim të ligjit antiKÇK, do të vihen në dispozicio­n të Policisë në funksion të modernizim­it. Sipas ministrit, krimi i organizuar ekziston për të fituar para dhe fitorja ndaj tij nuk mund të jetë vetëm dënimi penal, për sa kohë pasuritë e nxjerra prej tij mbeten të paprekura. "Shkatërrim­i i këtij modeli është tashmë nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës kundër krimit të organizuar, të njohur si paketa anti- KÇK nga Qeveria shqiptare më 31 janar 2020, shënon fillimin e një përshkallë­zimi të panjohur më parë në vend. Shënjestra e të gjithë sistemit të drejtësisë dhe e agjencive të tjera ligjzbatue­se do të jetë qartazi pas asnjë ekuivok, pasuritë e krijuara nga krimi i organizuar", u shpreh dje Lleshaj. Më tej, ai sqaroi se Operacioni "Forca e Ligjit" do të ketë për objekt shkatërrim­in e burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin e organizuar në vend. "Shkatërrim­in e këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm të pasurimit të shpejtë, që gjeneron krime të rënda, dëmton ekonominë dhe bizneset e ndershme, josh shumë të rinj në rrugë të gabuara dhe pengon progresin e gjithanshë­m të shoqërisë", tha ministri. Operacioni "Forca e Ligjit" do të zhvillohet nga Policia e Shtetit në bashkëpuni­m të ngushtë me SPAK- un, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me partnerët ndërkombët­arë, brenda një kuadri shumë të përcaktuar ligjor. "Thënë shkurt, objekt i OFL- së do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura të personave të dënuar apo të proceduar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda, krimit të organizuar apo terrorizmi­t", tha Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania