MINORITETE­T JOSERBE KËRKOJNË DY MINISTRI NGA ALBIN KURTI

Panorama (Albania) - - RAJON -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, u takua të dielën në Prizren me disa deputetë të pakicave joserbe, të cilët i kanë kërkuar Kurtit të kenë dy ministri, nga tri që janë ndarë për pakicat. Takimi u mbajt pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es për bashkëqeve­risje në mes LVVsë dhe LDK- së, me qëllim që edhe partitë e pakicave të marrin pjesë në qeveri dhe ta japin kontributi­n e tyre edhe në Kuvendin e Kosovës. Tri ministri u takojnë pakicave, nga të cilat dy janë për serbët, në bazë të numrit të deputetëve. Kurti tha se këto takime po mbahen me qëllim të grumbullim­it të sa më shumë votave për qeverinë gjatë votimit në Kuvend. “Unë pa humbur kohë, në këtë ditë të fundit po zhvilloj takime me deputetët e këtyre pakicave joserbe, në mënyrë që shumica jonë parlamenta­re, që do ta vulosë ndryshimin politik të 6 tetorit, të jetë sa më e madhe. Pra, po përpiqemi të kemi sa më shumë vota për qeverinë e nesërme…”, tha Kurti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.