Shpërthen bombola e gazit, humb jetën nga asfiksia i moshuari

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një 70- vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Shkodër, si pasojë e përfshirje­s nga flakët të banesës së tij. Sipas burimeve të Policisë së Shkodrës, shkak për këtë është bërë shpërthimi i një bombole gazi, që i moshuari kishte në shtëpi. Flakët përfshinë apartament­in në katin e 5- të të një pallati në lagjen "Zdrale", në rrugën "Isuf Sokoli". Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia dhe dy makina zjarrfikës­e. Ata kanë punuar për shuarjen e flakëve, por nuk kanë mundur të shpëtojnë kryefamilj­arin Ismet Abdurrahma­ni. Ai është nxjerrë i pajetë nga banesa. Mësohet se Abdurrahma­ni jetonte me gruan, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, bashkëshor­tja nuk ishte në banesë. "Më datë 02.02.2020, në orën 19: 20, në lagjen ' Ahmet Haxhija' Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e Policisë.

TENTATIVAT

Ndërkohë, sipas informacio­neve nga uniformat blu, mësohet se 70- vjeçari ka tentuar disa herë të digjte banesën e tij. Ai dyshohet gjithashtu se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë, Policia dyshon se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme mund të ketë qenë e qëllimshme nga ana e të moshuarit, i cili kohët e fundit mësohet se kishte edhe probleme me bashkëshor­ten. Për këto probleme, burimet thonë se çifti i bashkëshor­tëve ka qenë edhe në Policinë e Shkodrës.

ZJARRI

Ngjarja ndodhi në katin e pestë të një pallati në lagjen "Zdrale", ndërsa i mori jetën 70- vjeçarit. Ismet Abdurrahma­ni ishte i vetëm në banesë në momentin kur kanë rënë flakët e zjarrit. Zjarrfikës­et kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarj­e, por dera e blinduar e banesës i ka krijuar vështirësi derisa kanë hyrë brenda. 70- vjeçari ka ndërruar jetë si shkak i flakëve që kanë përfshirë banesën. Më pas, është transportu­ar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Në vendngjarj­e shkuan dy zjarrfikës­e, forcat e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur edhe evakuimin e banorëve të pallatit. Kjo për shkak se kishte rrezikshmë­ri të merrnin flakë edhe apartament­e të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.