Panorama (Albania)

PENSIONIN PER SHKAK TE PROFESIONI­T E PERFITOJNE:

-

a) Ish- punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuar­a në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktime­ve në dispozitat e ligjit nr. 150/ 2014, "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. b) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 1, "Punë, që hyjnë në kategorinë e parë", krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar. c) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 2, "Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë", kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrje­t e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. ç) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktime­ve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni". Shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invalidite­tit, e përfitojnë: a) ish- punonjësit, sipas përcaktime­ve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; b) sipas shkronjës "a", e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a në ligj; c) sipas shkronjës "a", të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania