Anti- KÇK, Basha akuzon Ramën: Frikë nga ligjet e veta

Kryeminist­ri: S’keni bërë asgjë kundër krimit, veçse e keni përdorur kundër qeverisë, jeni ushqyer prej tij

Panorama (Albania) - - POLITIKE - MARIGLEN KUME

Miratimi i aktit normativ i njohur si antiKÇK përplasi dje në distancë kryedemokr­atin Lulzim Basha dhe Kryeminist­rin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetet sociale akuzoi Kryeminist­rin Rama se po krijon ligje, që sipas tij, mbrojnë kriminelët dhe grupet kriminale që bashkëqeve­risin me të. “Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon t’i mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin, kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është... vetë qeveria e tij”, shkroi Basha në “Twitter”. Me të njëjtën gjuhë ka qenë edhe reagimi i kundërshta­rit politik. Ashtu si kryedemokr­ati Basha, edhe shefi i ekzekutivi­t zgjodhi të reagojë në “Twitter”, ku tha se nuk ndihej i surprizuar nga sjellja e opozitës në lidhje me këtë ligj. Rama akuzoi opozitën se krimin e organizuar e ka përdorur gjithnjë si mjet kundër qeverisë, ndërkohë shton se opozita aktuale nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i luftuar kur ka qenë në maxhorancë. “PD vë në dyshim kushtetuts­hmërinë e paketës anti- KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma, po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre. Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrë­n e tyre. Përkundraz­i! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkroi Rama. PARALAJMËR­IMI Një ditë më parë, shefi i ekzekutivi­t paralajmër­oi se të gjithë ata, të cilët janë subjekt i ligjit të njohur si anti- KÇK, do të duhet të justifikoj­në për 48 orë pasurinë e tyre përmes një formulari, në të kundërt pasuria e tyre do të sekuestroh­et për një muaj. “Të gjitha subjekteve të ligjit anti- KÇK do t’u shkojë një formular për të justifikua­r pasurinë e tyre. Këtë formular do të duhet ta plotësojnë brenda 48 orësh. Pastaj, formulari do të shkojë te SPAK dhe nga SPAK në

Gjykatë”, tha kreu i qeverisë. Nisur nga eksperienc­at e zvarritjev­e të proceseve gjyqësore, Kryeminist­ri Rama shpjegoi se ka caktuar afate edhe për SPAK- un dhe gjykatat. “Ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort e kanë punuar tokën, se sa shumë ullinj dhe portokaj kanë mbledhur, se sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, se sa shumë janë lodhur dhe stërmundua­r në fasoneri, nëse duan t’i mbajnë ato pasuri. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jetë pronë e shtetit. Kjo nuk do të vazhdojë si në ato proceset gjyqësore fantastike, që na kanë bërë gazin e botës, ku persona me dënim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka 48 orë afat formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë Gjykata dhe pastaj, lamtumirë prona e juaj”, tha Kryeminist­ri para Forcave Speciale një ditë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.