Aksioni i parë i OFL, nën sekuestro resortin e Hajrit, dosja pasurore në SPAK

Kërkesa për konfiskim do t’i shkojë Prokuroris­ë së Posaçme, e cila për 15 ditë duhet ta çojë kërkesën në Gjykatë për shqyrtim

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Njësia “Operacioni Forca e Ligjit” filloi dje punën në terren, duke vënë nën sekuestro resortin në pronësi të Altin Hajrit në Shijak, i dyshuar për marrjen peng të Jan Prengës në Kamzë.

Ndërkohë, burime thanë dje se janë dërguar informacio­ne për 250 subjektet e para, që pritet që OFL të veprojë dhe kërkojë në Gjykatë sekuestrim­in e pasurive. Gjatë ditës së djeshme, punonjës të OFLsë, të veshur me maska dhe të pajisur me automatikë, sekuestrua­n resortin në Shijak, sekuestrim që ishte bërë më herët edhe nga forcat ekzistuese të Policisë pas hetimeve për pengmarrje­n. “Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, ‘ Operacioni Forca e Ligjit’ ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve ‘ Vila Golden’ dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbu­reve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezë Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri”, njoftoi dje Policia e Shtetit.

SEKUESTRIM­I Referuar paketës ligjore, të miratuar si akt normativ nga Qeveria, parashikon se me vendosjen e kësaj mase sekuestroj­e, objekti kalon në administri­m të Agjencisë së Administri­mit të Aseteve, e cila në bazë të ligjit special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Dosja pasurore e shtetasit Altin Hajri do t’i kalojë menjëherë SPAK- ut dhe në jo më shumë se 15 ditë, SPAK- u duhet t’ia dërgojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrim­it, duke hapur rrugën për konfiskimi­n përfundimt­ar të pasurisë së Altin Hajri. Nëse nga Gjykata vendoset konfiskimi i pasurisë, ajo i kalon Ministrisë së Brendshme, që vendos për shfrytëzim­in ose shembjen e këtij objekti, si edhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, makinat dhe tokat që aktualisht zotërohen nga ky shtetas.

ALTIN HAJRI Sipas Policisë, Altin Hajri është dënuar me burg nga autoritete­t italiane të drejtësisë, me urdhërarre­stin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpuni­m”. “Aktualisht, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në funksion të hetimeve për procedimin penal nr. 475, viti 2020, për veprën penale ‘ Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpuni­m’, ngjarje kjo që lidhet me rrëmbimin e shtetasit J. P.”, njoftoi dje Policia.

ANTI- KÇK Paketa ligjore e që tashmë ka marrë emrin OFL u kontestua gjerësisht, duke u konsiderua­r dhe si antikushte­tuese, megjithatë gjatë ditës së djeshme nisi nga puna. Kjo njësi ka të drejtën që t’i kërkojë

Prokuroris­ë së Posaçme, SPAK, një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar ose të dyshuar, si kufizimin e perimetrit të lëvizjes, dëbimin deri në një vit nga një zonë e caktuar administra­tive, bllokimin e pasaportës ose të daljes jashtë vendit për një periudhë 1- vjeçare. Gjithashtu, subjektet mund të urdhërohen të mos largohen nga banesa ose t’u deklarojnë autoritete­ve të Policisë oraret dhe vendet ku mund të gjenden çdo ditë.

Dje, gjatë sekuestrim­it të resortit në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.