Prokuroria e Tiranës po heton ngjarjen e ndodhur në resort

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Altin Hajri doli në skenë pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës për rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga në Kamzë. Pas më shumë se 10 ditësh i zhdukur, Policia tha se Prenga kishte ndërruar jetë në makinë gjatë transporti­t për në resortin në Shijak, ku pasi është dërguar i pajetë, anëtarë të grupit Hajri kanë zhdukur dhe kufomën. Më herët, ky resort ishte sekuestrua­r për shkak të hetimeve për drogë ndaj Hajrit, të nisura nga autoritete­t italiane, ndërsa pas disa vitesh bëhet sërish objekt, për të cilin kërkohet sekuestrim­i. Por ndërkohë që Prokuroria e Tiranës është duke kryer hetime për ngjarjen dhe resorti është në lupën e tyre, pasi dyshohet se aty ka ndodhur edhe skena e krimit, me një veprim të pavarur, OFL gjatë ditës së djeshme e ka rrethuar me shirit dhe qark tij janë vendosur punonjës Policie me maska dhe armë. Për ngjarjen e rëndë të 17 janarit, Policia dhe Prokuroria ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë si të përfshirë. Hetimet treguan se pengmarrja kishte të bënte me prishje marrëveshj­esh për punë droge në Britaninë e Madhe, mes vëllait të personit të marrë peng dhe një grupi kriminal, ndërsa hetimet vazhdojnë ende për gjetjen e trupit.

Gjatë aksionit për arrestimin e autorëve të pengmarrje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.