Tahiri, kontratë lobimi në SHBA me vlerë 20 mijë euro

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komuniteti­n politik dhe atë të inteligjen­cës në Shtetet e Bashkuara”. Angazhimi i kompanisë ‘ Stone Strategic Solution ( SIII)’ nga ana e Tahirit është raportuar në Departamen­tin e Drejtësisë, bazuar në legjislaci­onin e njohur si Akti i Regjistrim­it të Agjentëve të Jashtëm ( FARA). Raportimi i lobimit është i detyrueshë­m me ligj në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumentac­ionit të regjistrua­r në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikime­t me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamen­tin e Shtetit, Departamen­tin e Drejtësisë dhe komuniteti­n e inteligjen­cës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”. Në dokumentac­ion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformi­mit dhe pretendime­ve të rreme në media, që në shënjestër kanë Tahirin”. Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje. Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro. Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator 2019 Tahirin për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.