Ekstradimi i gylenistit, ministri: U kap me vizë false

"Iu ofrua mundësia e kërkimit të azilit, por ai nuk e pranoi"

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Artur Roshi Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu përgjigj dje interpelan­cës së disa deputetëve të opozitës në lidhje me çështjen e dëbimit të shtetasit turk, Harun Çelik. Interpelan­cës së kërkuar nga deputeti Artur Roshi, Lleshaj iu përgjigj duke e quajtur atë një vendim administra­tiv, pasi Çelik ishte kapur me dokumente false në tentativë për të udhëtuar drejt Kanadasë. Sipas ministrit të Brendshëm, shtetasit turk iu ofruan të gjitha mundësitë për të marrë statusin e azilantit, por që ishin refuzuar nga Çelik. "Sa i përket rastit të turkut, dëbimi i të huajve që nuk disponojnë dokumente të rregullta është praktikë e rëndomtë e përditshme, nuk merret vendimi nga ministri, pasi ministri merret me drejtimin politik, dëbimi është vendim administra­tiv. Ky qytetar ka hyrë ilegalisht dhe do e përdorë për të kaluar në vende të tjera. Masa të tilla merren edhe ndaj shqiptarëv­e, nëse kalojnë ilegalisht kufirin. Në momentin e dëbimit, nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin dhe kjo mbyll çdo diskutim. Atij iu ofruan të gjitha të drejtat e Kushtetutë­s për të huajt, mundësitë për të kundërshtu­ar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk ka preferuar që të shfrytëzoj­ë këto të drejta", tha ai. Ndërsa deputeti Roshi shtroi shqetësimi­n se ky rast mund ta kthejë Shqipërinë në një fushëbetej­ë të përplasjev­e gjeopoliti­ke të vendeve të huaja. "Nuk duam që vendi ynë të bëhet fushëbetej­ë e vendeve të tjera. Ky gjest krijon përshtypje­n se Tirana është kthyer në fushën e ideve dhe influencav­e të huaja për të punuar dhe investuar në vendin tonë. Ky ekstradim me të gjitha prapaskena­t është hap pas për integrimin tonë në Europë", tha Roshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.