"Macron do heqë dorë nga bllokimi i negociatav­e"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në Berlin nuk flitet më për "procesin e anëtarësim­it në BE", por vetëm për "procesin e afrimit me BE- në". Në bisedë me gazetën "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung", Clément Beaune, këshilltar për çështje europiane i Presidenti­t francez, Emmanual Macron, paralajmër­on se Parisi e ka ndërmend të heqë dorë nga bllokimi i negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo, sipas Beaune, do të bëhet sapo të arrihet pajtimi mbi planet reformuese të BE- së sa i përket zgjerimit. "Ne vetëm do të jemi kundër që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshti­m me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitet­in në rajon", është shprehur Clément Beaune. Lajmit të mirë nga Parisi i ka paraprirë një lajm i keq: Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka ndryshuar formulimin sa i përket së ardhmes europiane të vendeve të Ballkanit. Në Berlin nuk flitet më për "procesin e anëtarësim­it në BE", por vetëm për "procesin e afrimit me BE- në".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.