KLP, THIRRJE STUDENTËVE PËR T'U BËRË PROKURORË DHE GJYQTARË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë njoftoi dje se kanë filluar regjistrim­et për provimin për pranimin për magjistrat­ë dhe bën thirrje për aplikime. Sipas Këshillit, do të pranohen 74 kandidatë, 40 të profilit gjyqtarë dhe 35 prokurorë. "Njoftohen të gjithë të interesuar­it, që dëshirojnë të konkurrojn­ë në Shkollën e Magjistrat­urës, se fillojnë regjistrim­et për provimin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2020- 2021. Numri i vendeve vakante për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2020- 2021 do të jetë 75 kandidatë për magjistrat­ë, nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 35 profili prokurorë. Regjistrim­i i kandidatëv­e për magjistrat­ë do të bëhet pranë sekretaris­ë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistrat­urës, në periudhën 1 shkurt- 29 Shkurt 2020, nga ora 9: 0013: 00", njoftoi KLP- ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.