Panorama (Albania)

Vrasja e 35- vjeçarit, familjarët akuza të forta Prokuroris­ë

Motra e viktimës: Prokurori është korruptuar, s’do ta shijojë jetën

-

Gjykata e Korçës ka zhvilluar dje seancën paraprake për Olger Mustafain ( i njohur si Geri Muçi), i akuzuar për vrasjen e 35vjeçarit Altin Balliu.

Për të disatën herë, Gjykata ka kërkuar thellimin e hetimeve nga organi i akuzës, ndërsa këtë herë ka vendosur edhe kryerjen e një eksperimen­ti hetimor për të hedhur dritë mbi më shumë detaje nga skena e krimit dhe dinamika e vrasjes. Seanca e caktuar për t’u zhvilluar dy javë më parë, u shty me kërkesën e familjarëv­e të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk u kishte vënë në dispozicio­n aktet e detyrave që Gjykata i ngarkoi organit të akuzës. Pas shtyrjes së seancës për një periudhë dyjavore, këto akte iu ishin vendosur në dispozicio­n familjarëv­e, duke bërë që seanca e radhës të zhvillohet, por përsëri nuk kanë munguar diskutimet dhe akuzat e familjarëv­e. Thuajse dy orë e gjysmë ka zgjatur seanca, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa familjarët e Altin Balliut kërkojnë ndryshimin e klasifikim­it të veprës penale, e cila rëndon mbi autorin. Aktualisht, organi i akuzës e ka klasifikua­r veprën penale “vrasje” sipas nenit 76 të Kodit Penal, ndërsa familjarët pretendojn­ë që ajo të klasifikoh­et si “vrasje në rrethana cilësuese”, neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave. Por gjatë seancës, Gjykata përsëri ka kërkuar akte të reja ekspertize lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe skenën e krimit. Më herët,

Gjykata i ka kthyer dy herë dosjen hetimore Prokuroris­ë, duke kërkuar hetim më të thelluar për çështjen dhe përfshirje­n e personave të tjerë në vrasjen e Altin Balliut.

AKUZAT Motra e Altin Balliut, e cila ishte e vetmja që u lejua të ishte e pranishme në sallën e gjyqit, përsëri u është rikthyer akuzave të mëparshme për prokurorin e çështjes. E tronditur nga seanca, por edhe dhimbja për humbjen e vëllait, Klodiana Rafçë ka deklaruar se prokurori është i korruptuar. “Po bëhet më kriminel se ai që i mori jetën tim vëllai”, është shprehur ajo pas përfundimi­t të seancës. “Sapo dola nga gjyqi për tim vëlla, s’di ç’do vendosin më tej. Dua që e drejta e tim vëllai të vejë në vend. S’ka pasur faj fare ai, Gjykata vendosi përsëri hetimin, por ky prokuror, Edmond Shytko, mos i dëgjofsha kurrë emrin, po bëhet më kriminel se ai që i mori jetën tim vëllai. E bën çështjen sikur ai ka qenë në gjendje depresioni, ai është kriminel, qesh e zbardh dhëmbët, është një trafikant, ai hedh baltë mbi tim vëlla. Të paktën të mbajë vendin atje në burg e të rrijë. Në këtë seancë u vendos të rishqyrtoh­et dhe një herë çështja, po ky prokuror thotë të njëjtat gjëra. Qenka ai i pafajshëm, thotë që është dhunuar, asgjë s’i është dhunuar atij, ai e vrau vëllain tim. Prokurori është i paguar, unë dua të drejtën e tim vëllai, të vendoset dënimi më i rëndë për të. Nëse s’bëhet drejtësi, ne do bëjmë vetëgjyqës­i. E përsëris, prokurori i korruptuar totalisht, jo s’i gjen dëshmitarë­t, jo s’i gjen këto. Me gjakun e vëllait tim ai nuk ka për ta shijuar jetën, ta flejë mendjen”, u shpreh motra e Altin Balliut.

 ??  ?? Motra e viktimës, Klodiana Rafçë
Motra e viktimës, Klodiana Rafçë
 ??  ?? Viktima, Altin Balliu
Viktima, Altin Balliu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania