Të dënuar përjetë, kush janë dy të shumëkërku­arit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Shtetit publikoi dje emrat e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, pasi janë dënuar me burgim të përleshëm. Gleron Jahjolli në vitin 2001 ka vrarë me breshëri automatiku tre persona që kanë qenë duke udhëtuar në një makinë. "I dënuari me burg përjetë, Gleron Jahjolli, në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, në bashkëpuni­m me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretish­t shtetasi A. N. ( drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.. Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale ' Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpuni­m' dhe ' Armëmbajtj­a pa leje'", njoftoi dje Policia. Ndërkohë, personi tjetër i kërkuar është shtetasi Fran Prendi, i cili në mars të vitit 1992 ka vrarë një person për motive të dobëta. Gjykata e Pukës ka dënuar Prendin në mungesë me burg për jetë. "I dënuari me burg përjetë Fran

Prendi, në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur ' Rezervuari i qytetit', Pukë, ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.. Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale ' Vrasja me dashje, për motive të dobëta'", njoftoi dje Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.