Panorama (Albania)

“Forca e Ligjit” i kërkon Lulzim Berishës e Ardian Çapjas të deklarojnë pasurinë

Agjentja e OFL: Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve të gjitha pyetjeve. Përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut

- ETLEVA DELIA

Agjentja e OFL, në një tjetër dalje publike dje, deklaroi se u është kërkuar deklarimi i burimit të pasurisë dy personave në Durrës e Elbasan, të dyshuar për disa vepra penale, në zbatim të Ligjit Special.

Mësohet se këta persona janë Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja. “Në vijim të operacioni­t Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve: L. B. dhe A. Ç.”, deklaroi agjentja e OFL. Më tej, ndonëse u referohej me iniciale, ajo u shpreh se: “L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën ‘ Adria’, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale ‘ Grupi i strukturua­r kriminal’, ‘ Trafikimi i narkotikëv­e’, ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale’. Ky shtetas, në vitin 2012, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht. A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘ Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë’ dhe ‘ Armëmbajtj­a pa leje’. Ky shtetas dyshohet si organizato­r i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjej­e. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij, ka kryer vrasje me pagesë në periudhën 2009- 2016".

KERKESA Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL- ja mbi aktiviteti­n kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK- u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrim­it për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrim­it, në jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimi­n përfundimt­ar të tyre. “Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administro­hen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti”, shtoi agjentja e OFL.

AKSIONI

Në vazhdim të aksionit të nisur ditën e hënë, Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me pengmarrje­n e Jan Prengës në Kamzë, më 17 janar, ka kryer disa sekuestrim­e në Shkodër, pas urdhrit të nxjerrë nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për pasuritë në emër të 6 personave nga Shkodra që janë të shpallur në kërkim në lidhje me pengmarrje­n dhe zhdukjen apo fshehjen e kufomës së Jan Prengës. Janë sekuestrua­r banesa, sipërfaqe trualli automjete, motorë, vila, etj., në pronësi të shtetasve Aldo Manishta, Ardian Doçi, Artan Doçi, Gentian Funiqi ose Gentian Doçi, Martin Bleta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania