Panorama (Albania)

OFL: Nuk mund të ketë përjashtim­e

-

Në deklaratën e radhës për shtyp, agjentja e “Forcës së Ligjit” u shpreh nuk do të këtë përjashtim­e dhe lëshime për askënd që është subjekt i Ligjit Special. “OFL do të informojë publikun vijimësish­t, për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra, të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikua­ra në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmëri­së së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda”, u shpreh gjatë një deklarate për shtyp agjentja e Operacioni­t Forca e Ligjit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania