Panorama (Albania)

VASILI: RAMA E KTHEU VENDIN NË LAVATRIÇE TË PARAVE TË PISTA

-

Motra e Lulzim Berishës, që Policia e Shtetit vijon ta konsideroj­ë si drejtues të një grupi kriminal, reagoi dje në lidhje me formularin që "Operacioni Forca e Ligjit" i ka dërguar për të deklaruar pasurinë.

OFL përmes agjentes së saj komunikoi në një prononcim për mediat se i ka nisur Lulzim Berishës formularin për deklarimin e pasurisë, duke i lënë si afat 48 orë. Në një prononcim për "News 24", Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës, shprehet se pasuritë e vëllait të saj janë të sekuestrua­ra nga shteti. "Burgun e përjetshëm e ka hequr Gjykata e Lartë. Pasuritë e tij janë të sekuestrua­ra dhe të kaluara në emër të shtetit, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda", deklaroi motra e Lulzim Berishës. Nga ana tjetër, ajo deklaroi se me një vendim të Gjykatës së Lartë, asaj i janë kthyer pasuritë që i ka pasur në emër të vet. "Unë kam vendimin e Gjykatës së Lartë, që më janë kthyer ato prona në emrin tim dhe kam edhe pafajësi po nga ajo Gjykatë për sa i përket akuzës për pastrim parash", u shpreh Luljeta Berisha.

AVOKATI

"Në adresë të shtetasit Lulzim Berisha nuk ka mbërritur asnjë kërkesë, e gjitha është një zhurmë mediatike". Ky është reagimi për "Balkanweb" nga mbrojtësi ligjor i Lulzim Berishës, të cilit, sot OFL tha se i ka lënë 48 orë afat për të deklaruar pasurinë. Avokati Detar Hysi u shpreh se klienti i tij, Lulzim

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, reagoi dje përmes një statusi në rrjete sociale duke akuzuar Kryeminist­rin Rama se e urren Shqipërinë, duke e kthyer vendin në ' lavatriçen' e parave të pista. Sipas Vasilit, asnjë Kryeminist­ër që e do vendin e tij nuk do të pranonte të kriminaliz­onte Parlamenti­n, pushtetin lokal dhe administra­tën shtetërore. "Duket qartë se urrejtja e tij është kaq e fortë, saqë e ndalon të bëjë edhe veprimet më të thjeshta, qofshin ato edhe në favor të tij dhe ruajtjes se imazhit të tij, që rrënohet përditë e në mënyrë të pandalshme. Asnjë Kryeminist­ër që e do vendin e tij, nuk do pranonte kurrë që Shqipëria të merrte damkën e Kolumbisë së Europës dhe do të shkarkonte me kohë Saimir Tahirin e këdo tjetër në Polici e përqark saj që kjo të mos ndodhte kurrë", shkroi Vasili. Ai ka akuzuar më tej Kryeminist­rin Rama se po sillet egërsisht dhe armiqësish­t me Kosovën, duke mbështetur copëtimin e kufijve të saj. Vasili ka theksuar se vendi kërkon një Kryeminist­ër të ri, në mënyrë që të ndahet nga Esadizmi i Edi Ramës, një Kryeminist­ër patriot që nuk e urren Shqipërinë. "Edi Rama dhe urrejtja ndaj Shqipërisë janë dy pjesë të së njëjtës gjëje. Shqipëria kërkon sot si kurrë më parë, së paku një Kryeminist­ër që e do vendin e tij. Shqipëria kërkon sot që të ndahet njëherëë e mirë nga Esadizmi i Edi Ramës, që urrejtjen dhe shitjen e Shqipërisë e ka mënyrë të jetuari, menduari e vepruari", vijoi akuzat Vasili.

Berisha, nuk ka asnjë pronë në emër të tij, pasi i janë sekuestrua­r dhe janë vënë në pronësi të shtetit. "Prej ditës që ka dalë nga burgu, Lulzim Berisha ka në posedim të tij një bar- kafe me qira, të pajisur me numër NIPT- i dhe kryen rregullish­t pagesat e taksave, si edhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, gjithashtu konform ligjit", u shpreh Hysi. Ndërsa theksoi se prej ditës që ka fituar lirinë me kusht, Lulzim Berisha mban kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

BIZNESET

Përveç një lokali bar- kafe me qira, që ndodhet në Lagjen Nr. 4 të qytetit të Durrësit, i cili deklarohet edhe nga avokati Detar Hysi, Lulzim Berisha është ortak edhe në një shoqëri aksionere bashkë me motrën e tij, të quajtur "Rajan 2007". Kjo shoqëri, sipas ekstraktit të QKB- së, ka si objekt të aktiviteti­t: Tregtim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të hidrokarbu­reve, naftës, gazit, nënprodukt­et e tyre, vajra lubrifikan­të, import- eksport dhe tregtim me shumicë të tyre, transport kombëtar e ndërkombët­ar të tyre. Gjithashtu, import, eksport dhe tregti me pakicë dhe shumicë të pjesëve të këmbimit, mjeteve dhe teknologji­së për ushtrimin e veprimtari­së në fushën e hidrokarbu­reve, instalimin dhe shfrytëzim­in e impianteve, reparteve, stacioneve, mjete të transporti­t të hidrokarbu­reve, depozita, cisterna, asistencë teknike. Ndërtimin dhe vënien në përdorim të depove hidrokarbu­re, rezervuarë­ve të linjave dhe pikave të shitjes së tyre etj. Veprimtari transporti të naftës bruto dhe gazit natyror. Rigjenerim i vajrave lubrifikan­te dhe ngritja e impianteve të trajtimit të tyre. Shoqëria do të kryejë çdo veprim me qëllim marrjen e lejeve, autorizime­ve, licencave dhe miratimeve të nevojshme për realizimin e veprimtari­së së saj, për të cilat kërkohen këto dokumente administra­tive.

 ??  ?? Detar Hysi, avokati i Lulzim Berishës
Detar Hysi, avokati i Lulzim Berishës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania