Panorama (Albania)

Ambasadorj­a e SHBA: Testi i së vërtetës, kundër korrupsion­it

Njësia e re do të fillojë punë me kandidatët për Byronë

-

Në Ministrinë e Brendshme janë diplomuar 5 poligrafët e parë, të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e "makinës së të vërtetës".

Në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme edhe ambasadorj­a e SHBAsë, Yuri Kim, e cila e konsideroi këtë moment të rëndësishë­m, pasi këta të diplomuar do të përdorin pajisjet poligrafik­e te kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fjalën e saj, Kim shtoi se të diplomuari­t do të asistohen nga ekspertja amerikane. Ndërsa shtoi se njësia e poligrafit në SHÇBA është një tjetër armë kundër korrupsion­it në Shqipëri. Në përfundim të fjalës së saj, Yuri Kim tha se SHBA do të vazhdojnë të jetë një mbështetje sa i takon përparimit në Reformën në Drejtësi. "Jam e kënaqur kur shoh suksesin e këtyre 5 studentëve, që bënë 400 orë në shkencat e poligrafis­ë. Kanë studiuar psikologji­në, teknikat e intervisti­mit dhe teknikat e testit. Instruktor­ja e ka vlerësuar përkushtim­in e tyre dhe disiplinën e tyre në kurs. Dua të shpreh falënderim­in tim për eksperten Lori Kosiarek për punën që ka bërë. Zonja Kosiarek i ka bërë këta studentë pjesë të jetës së saj dhe do të punojë në praktikë për ta. Më lejoni të përsëris, ky është një moment shumë i rëndësishë­m i Shqipërisë, por edhe i të diplomuarv­e. Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK- un, që kërkon që anëtarët e BKH- së t'i nënshtrohe­n testit të poligrafit. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsion­in, një tjetër mundësi për të forcuar shtetin ligjor. Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëv­e për drejtimin e BKH- së. SHBA qëndron me qeverinë shqiptare për të larguar korrupsion­in nga sistemi i drejtësisë penale. Dua t'u them të diplomuarv­e ' unë besoj te ju' dhe dua t'i them popullit shqiptar ' unë besoj te ju", tha Kim.

MINISTRI

Ditë historike e konsideroi ministri i Brendshëm, Sandër

Lleshaj, diplomimin e studentëve të parë në këtë fushë të panjohur në Shqipëri. Sipas ministrit, makina e së vërtetës nuk do të përdoret vetëm për kandidatët e Byrosë, por në vazhdim për të gjithë ata që do të rekrutohen. "Ky instrument nuk do të përdoret vetëm për SPAK- un, për BKH- në, por do të përdoret në vijimësi për gjithë rekrutimet e reja në Policinë e Shtetit, SHÇBA, Gardën e Republikës si dhe për diagnostif­ikimin periodik të të gjithë personave që shërbejnë në institucio­net e sigurisë publike. Do të doja ta filloja nga vetja ime në qoftë se do të më diagnostif­ikoni", tha Lleshaj. Ky i fundit shtoi se certifikim­i i specialist­ëve të rinj për poligrafin është një hap i madh për ecurinë e reformës. "Përmes poligrafit ne shtojmë një kapacitet teknik të rëndësishë­m në ndihmë të vendimmarr­jes për pranimin e anëtarëve të rinj në BKH dhe të institucio­neve të tjera të sigurisë. Përfshirja e teknologji­së së sofistikua­r në morinë e verifikime­ve dhe kontrollev­e, që zbatohet për përzgjedhj­en e anëtarëve të rinj të BKH- së, është shenjë e kujdesit të madh që i kushtohet këtij procesi dhe përpjekje për të rritur në maksimume të panjohura më parë nivelin e objektivit­etit në të", tha Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania