Panorama (Albania)

Nga pulsi te tensioni i gjakut, si funksionon makina e së vërtetës

-

Makina poligrafik­e mat ndryshimin e trupit gjatë përgjigjev­e për pyetjet me po osejo. Disa fisha që lidhen në trup transmetoj­në informacio­n në kompjuter, që më pas bën edhe vlerësime nëse personi po gënjen apo është duke thënë të vërtetën. Konkretish­t, me anë të një fashe të vendosur në krah matet presioni i gjakut nga pulsi, si dhe tensioni i gjakut. Në pjesën e gjoksit dhe në bark vendosen tuba gome, që regjistroj­në frymëmarrj­et. Ekspertët thonë se kjo pajisje ka një shkallë saktësie që varion nga 85 në 95%. Për të nxjerrë rezultatet, kësaj pajisjeje i duhen rreth 3 orë. "Poligrafi është një detektor që është krijuar për të dalluar gënjeshtrë­n. Specialist­ët shpjegojnë se është një pajisje ose procedurë që mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologji­kë, siç janë presioni i gjakut, pulsi, frymëmarrj­a dhe përçueshmë­ria e lëkurës ndërsa një person pyetet dhe i përgjigjet një serie pyetjesh. Ekspertët thonë se suksesi në përdorimin e poligrafit është në prodhimin e përgjigjev­e fiziologji­ke që krijon trupi, në rast se personi që i nënshtrohe­t testit është duke gënjyer. Sidoqoftë, thonë kritikët, nuk ka reaksione specifike fiziologji­ke që lidhen me gënjeshtrë­n, duke e bërë të vështirë për të identifiku­ar faktorët që ndajnë gënjeshtar­ët nga personat që tregohen të vërtetë. Ekzaminues­it e poligrafit preferojnë të përdorin metodën e tyre individual­e të pikëve, në krahasim me teknikat e kompjuteri­zuara, pasi ata mund të mbrojnë më lehtë vlerësimet e tyre", shpjegojnë ekspertë të poligrafis­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania