Panorama (Albania)

Kandidatët për kreun e BKH do përballen me poligrafin

-

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion është duke bërë përzgjedhj­en e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa dy ditë më parë kaloi në fazën e dytë 18 kandidatë. Ata tashmë do të duhet të kalojnë testet fizike, teste me shkrim dhe më pas do të përgjigjen para makinës së të vërtetës. Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion( SPAK), 22 aplikantët e skualifiku­ar kishin mungesa në dokumentac­ion dhe disa nuk plotësonin kushtet e eksperienc­ës në punë, sa i takon luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. SPAK bëri të ditur këtë të hënë se 18 aplikantët që kaluan në fazën e dytë, kanë plotësuar kriteret e kërkuara nga ligji për të qenë kandidatë për drejtues. Ata janë diplomuar për drejtësi ose kanë arsim të lartë policor. Kanë pasur të paktën 5 vite eksperienc­ë pune si prokurorë ose punonjës policie, në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të 18 kandidatët kanë firmosur deklaratë për dhënien e pëlqimit të tij dhe familjarëv­e të tij që heqin dorë nga privatësia. Në kushtet kur kërkojnë të jenë pjesë e BKH- së, ata duhet të jenë dakord me kontrollin e llogarive dhe telekomuni­kimeve vetjake.

 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania