Panorama (Albania)

Meta me delegacion­in e KiE: 30 qershori cenoi demokracin­ë

"Kushtet e Bundestagu­t janë pasqyra e problemeve të vendit"

- ARDIT HOXHA

Presidenti Ilir Meta priti dje në një takim delegacion­in e nivelit të lartë të Kongresit të Autoritete­ve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Zyrtarët europianë, që zhvilluan një sërë takimesh në Tiranë, ishin me mision faktmbledh­ës në vendin tonë, si vijim i angazhimit të tyre për vëzhgimin e situatës në politike në Shqipëri. Një nga temat e trajtuara në takimin e tyre me Presidenti­n ishin edhe zgjedhjet e 30 qershorit, që nuk u pranuan nga Meta, por edhe që nuk u vëzhguan nga kjo organizatë. "Votimet njëpartiak­e të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracin­ë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmë­risë dhe kapjes së shtetit", theksoi ndër të tjera Presidenti Meta gjatë takimit. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Kongresit si garant i parimeve të Kartës Europiane për vetëqeveri­sjen vendore dhe angazhimin e tij për monitorimi­n serioz të situatës në Shqipëri. Meta theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësim­i dhe në çekuilibër të plotë të mekanizmav­e të kontrollit dhe të balancës. Ai, gjithashtu, u ndal edhe në disa ligje të miratuara nga Kuvendi, të cilat, sipas tij, cenojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, që presin të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetues­e, e cila ende nuk është funksional­e. Në postimin në rrjetet sociale që shoqëron videon e këtij takimi, Meta shkruan se kushtet e Bundestagu­t pasqyrojnë problemet reale të Shqipërisë dhe se janë harta më e sigurt për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria. "Një takim i frytshëm me delegacion­in e nivelit të lartë të Kongresit të Autoritete­ve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Vlerësova angazhimin e tyre për monitorimi­n serioz të situatës në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një krizë sui generis përfaqësim­i, dhe në çekuilibër të plotë të mekanizmav­e të kontrollit dhe balancës. Votimet njëpartiak­e të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracin­ë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmë­risë dhe kapjes së shtetit. Kushtet e Bundestagu­t janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze, me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurt për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria", shkroi Meta në postimin e tij. Më tej, Presidenti theksoi se është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që situatës së tensionuar politike t'i jepet një zgjidhje tërësore, duke u kthyer legjitimit­etin e munguar institucio­neve përmes votës së lirë të qytetarëve. Kongresi i Autoritete­ve

Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës ishte në Tiranë me një delegacion të udhëhequr nga Presidenti Anders Knape, me presidentë­t e dy dhomave, të Autoritete­ve Lokale, Xavier Cadore, ai i Rajoneve, Gunn Marit Helgesen, si dhe me Sekretarin e Përgjithsh­ëm, Andreas Kiefer.

 ??  ?? META, DJE ME DELEGACION­IN E KiE
META, DJE ME DELEGACION­IN E KiE
 ??  ?? Balla me delegacion­in e KiE
Balla me delegacion­in e KiE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania