Panorama (Albania)

Balla: Presidenti të caktojë zgjedhjet për Shkodrën, Durrësin e Vorën

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi dje një takim me delegacion­in e Kongresit të Autoritete­ve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Pas këtij takimi, në një prononcim të shkurtër për mediet, Balla foli për zgjedhjet e 30 qershorit të shkuar dhe se ato tashmë janë të vulosura edhe nga Komisioni i Venecias, që nuk vuri në diskutim kushtetuts­hmërinë e tyre. Sipas Taulant Ballës, kryebashki­akët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshëm dhe do të qëndrojnë në zyrat e tyre për një mandat jo më të shkurtër se 4 vite. "Pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe fakti që Presidenti, për tri bashki, për të cilat mandati i kryebashki­akëve ka mbaruar, Shkodër, Durrës e Vorë, bazuar dhe në parashikim­et e Kushtetutë­s, të përcaktojë brenda kohës së mundshme, ( sa i përket Durrësit dhe Vorës jemi në kushtet e emergjencë­s civile, dhe sapo emergjenca të ketë përfunduar), Presidenti të ketë dekretuar datën për zgjedhje. Venecia ka dhënë përgjigje shteruese lidhur me kushtetuts­hmërinë e 30 qershorit. 30 qershori është një datë kushtetues­e, zgjedhjet janë po aq kushtetues­e dhe të gjitha organet e dalë prej tyre janë ligjore dhe vijojnë punën e tyre për një mandat 4- vjeçar, që përfundon më 2023", tha kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste. Sipas numrit 2 të PS- së, në takimin me zyrtarët e KiE, ishte edhe çështja e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë që kanë mbetur pa kryetarë për shkak të largimit të atyre që fituan në 30 qershor. Sipas Ballës, Presidenti Meta do duhet të mendojë për të caktuar një datë, menjëherë pasi të mbarojë gjendja e emergjencë­s në 31 mars. Ndërsa për zgjedhjet e përgjithsh­me, Balla u shpreh i vendosur se ato do të mbahen në qershorin e vitit 2021. "Qytetarët e Shkodrës, Durrësit e Vorës, sa më shpejt të jetë e mundur, t'iu japim të drejtën që përmes votës të kenë kryebashki­akun. Kryebashki­akja e Shkodrës është përtej mandatit 4- vjeçar. Zgjedhjet e përgjithsh­me do të mbahen në qershor të viti 2021, ato vendore në qershor të 2023", u shpreh Taulant Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania