Panorama (Albania)

Basha: Dalja nga kriza kalon përmes votës së lirë

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u takua dje me delegacion­in nga Kongresi i Autoritete­ve Lokale të Këshillit të Europës. Përgjatë këtij takimi, Basha thotë se u shprehu atyre shqetësimi­n se korrupsion­i dhe krimi i organizuar janë duke e bërë jetën më të vështirë dhe po nxisin largimin e shqiptarëv­e. Kreu i PD shkroi se nga delegacion­i i KiE mori mbështetje për të dalë nga kriza duke filluar me rritjen e rolit të qytetarëve dhe garantimin e votës së lirë. "Gjatë takimit me Presidenti­n e Kongresit të Autoritete­ve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithsh­ëm, Andreas Kiefer, Presidente­n e Dhomës së Rajoneve, znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidenti­n e Dhomës së Autoritete­ve Lokale, z. Xavier CADORET, dhe delegacion­in që i shoqëronte, u shpreha mirënjohje­n për vëmendjen që ky institucio­n ka treguar përherë ndaj vendit tonë. Shqipëria, e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsion­i e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetje­n e miqve dhe partnerëve tanë. Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardev­e demokratik­e europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke u dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsion­it, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt", shkroi Basha në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania