Panorama (Albania)

Ambasadorj­a e SHBA takon Bashën: Nxis palët të përfundojn­ë Kodin Zgjedhor

Kreu i PD: E garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike

-

Një javë pasi mori detyrën si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim u takua dje në selinë demokratik­e me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi zgjati për rreth disa minuta, ndërsa ambasada e SHBA- së në Tiranë zbardhi disa detaje në lidhje me takimin. "Gjatë takimit të saj sot me kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ambasadorj­a Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojn­ë një Kod Zgjedhor. Ambasadorj­a gjithashtu konfirmoi mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara për institucio­net dhe praktikat demokratik­e në Shqipëri", shkruhej në postimin e ambasadës në "Facebook". Ndërkohë kryetari i PD- së, pasi përcolli ambasadore­n Kim, ishte entuziast se në ditët në vijim do të ketë plot lajme. Pa dhënë shumë detaje se çfarë zhvillimes­h pritet të ketë, kryedemokr­ati garantoi se gjithçka çfarë do të ndodhë do t'i shërbejë zgjidhjes së krizës politike. "Dita e zhvillimev­e politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për t'i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratik­e dhe opozitës: qëllimi për t'u dhënë shqiptarëv­e një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që, në këtë kuptim ndihem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t'ju mbaj të informuar", tha Basha në prononcimi­n për mediat. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri një i PD- së shkroi se është zotuar para ambasadore­s së re amerikane se opozita e bashkuar do të angazhohet maksimalis­ht për zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. "Kënaqësi e veçantë të mirëpres znj. Yuri Kim, ambasadore­n e SHBAsë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik. E urova ambasadore­n Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpuni­m të plotë të opozitës në përmbushje­n e të gjitha angazhimev­e të vendit tonë me SHBA- në. Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD- së në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së mar

Dy ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës postoi një foto të ambasadore­s Kim me Presidenti­n Meta dhe kryeparlam­entarin Ruçi, ku vlerësoi traditën e mikpritjes së Shqipërisë. "Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti", u tha ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësue­s të komunitete­ve politike, diplomatik­e, të biznesit, shoqërisë civile, medias, kulturës dhe bashkësive fetare.

rëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona", shkroi kryedemokr­ati Basha në "Facebook". Pak ditë më parë, ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u takua edhe me Kryeminist­rin Edi Rama. Pas takimit, ambasada sqaroi se bisedoi me Kryeminist­rin për prioritete­t. "Të ndihmojë Shqipërinë për t'u bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët", shkroi ambasada e SHBA. Ndërkohë, vizita e ambasadore­s së SHBA- së në selinë blu shënon edhe një "thyerje akulli", pasi që prej aktit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve në bllok, në shkurt të vitit të kaluar, mund të themi se marrëdhëni­et midis selisë blu dhe selive diplomatik­e në vendin tonë nuk kanë qenë në nivelet më të larta. Kujtojmë që SHBA ka qenë një nga vendet që e ka kundërshtu­ar daljen e opozitës nga sistemi dhe kanë sugjeruar "luftimin" me maxhorancë­n në Parlament. Por nga ana tjetër, opozita është e bindur se nëse ata nuk do të kishin marrë një vendim të tillë, ndërkombët­arët nuk do të mund të kuptonin asnjëherë situatën reale politike në vendin tonë.

 ??  ?? Basha me ambasadore­n e SHBA, Yuri Kim
Basha me ambasadore­n e SHBA, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania