Panorama (Albania)

Kryemadhi, takime për zgjidhjen e krizës

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të zgjedhjes së krizës politike. Në një intervistë për "ALBTVUS", Kryemadhi u shpreh se Shqipërisë po i ikën rina, të cilën e konsideroi si "palca kurrizore e vendit". Sipas Kryemadhit, integrimi i vendit në BE është rruga e vetme për Shqipërinë, ndërsa shtoi se kjo është mënyrë që të fuqizohet roli i vendit në rajon. "Shumë të rinj dhe të reja shqiptare janë larguar drejt Amerikës, Anglisë, Gjermanisë dhe shumë vendeve të tjera dhe pjesa më e rëndë që po e dëmton faktikisht shtetin tonë, është palca kurrizore e kombit që janë intelektua­lë, shtresa e mesme dhe pjesa më e shkolluar e saj", tha Kryemadhi. Më tej, kryetarja e LSI- së u shpreh se plotësimi i kushteve të Bundestagu­t është harta e vetme për të dalë Shqipëria nga kriza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania