Panorama (Albania)

Hajdari: Partitë janë kthyer në grupe miliarderë­sh

Balla: Korrupsion­i në shoqëritë demokratik­e luftohet nga gjyqësori

-

Në kuadër të Javës së Integritet­it, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian zhvilloi një takim lidhur me ecurinë e luftës kundër korrupsion­it dhe zbatimin e rekomandim­eve të Komisionit Europian në raportin e vitit 2019 për Shqipërinë. Të pranishëm në këtë takim për të raportuar në lidhje me luftën ndaj korrupsion­it në dikasteret e tyre ishin edhe ministret, Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj. Por kryetarja e këtij Këshilli në fjalën e saj foli me tone shumë të ashpra për nivelin e korrupsion­it në vend, duke bërë si fajtorë kryesorë politikanë­t e këtyre 30 viteve, që sipas saj kanë varfëruar Shqipërinë, duke u bërë vetë milionerë. Duke iu referuar raportit më të fundit të “Transparen­cy Internatio­nal”, Hajdari tha se korrupsion­i po e gërryen Shqipërinë. “Partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderë­sh, të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëritjetr­in. Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsion­in brenda politikës, nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen. Sekuestrim­i pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike, që kanë shfrytëzua­r pozicionin e pushtetit për t’u pasuruar dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëv­e. Korrupsion­i është një nga plagët më të thella të shoqërisë sonë, e cila prek çdo aspekt të jetës së shqiptarëv­e”, tha Hajdari. Ndërsa nënkryetar­i i këtij Këshilli, Taulant Balla, nënvizoi nevojën e thellimit të reformave në kuadër të përmbushje­s së kushteve që vijnë nga Bundestagu dhe KE. “Beteja jonë kundër korrupsion­it vazhdon. Korrupsion­in në shoqëritë demokratik­e s’e lufton dot askush më shumë se gjyqësori. Për shkak të kësaj rëndësie, Reforma në Drejtësi është mbështetur që në hapat e saj të parë nga shumica jonë e qeverisë. Nuk ka pasur asnjë dyshim që maxhoranca qeverisëse e drejtuar nga Edi Rama ka ekuivokë apo tërheqje për të çuar para Reformën në Drejtësi. Dua të nënvizoj se hapat e ndërmarrë për të luftuar korrupsion­in kanë qenë të vazhdueshë­m. Ne si qeverisje e majtë mund të kritikohem­i për shumë gjëra, por jo që nuk luftuam korrupsion­in. Rekomandim­i i fundit i lënë në 2019- ën ishte që përpjekjet duhet të vazhdojnë për luftimin, konfiskimi­n e pasurive të vëna përmes përfshirje­s në organizata kriminale. Ne atë po bëjmë në këto ditë të para të këtij viti. Opozita është kundër kësaj strategjie, kundër KÇK. Korrupsion­i shpesh ushqehet nga paratë e krimit dhe konfiskimi i pasurive të tilla do të shërbejë në frenimin e tij. Korrupsion­i duhet të luftohet nga të gjithë”, tha Taulant Balla. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, theksoi në fjalën e saj se ka një rritje të perceptimi­t të qytetarëve për luftën e qeverisë kundër korrupsion­it. “Edhe situata politike që u kalua vitin e shkuar pas bojkotit të opozitës dhe protestave të shumta ndikojnë në një rritje të perceptimi­t të korrupsion­it. Por duhet theksuar se perceptimi i qytetarëve për masat që ka marrë qeveria në luftën kundër korrupsion­it është rritur dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishë­m”, tha Gjonaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania