Panorama (Albania)

Bizneset zëvendësoj­në shqiptarët me aziatikë dhe afrikanë

-

Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindje­n për të punuar si kameriere në Tiranë. Bashkëshor­ti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka. “Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtet shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndes­in. Tani kam filluar punë si kameriere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda dot të gjej një punë”, tha ajo për “Monitor Ekonomi”. Njësoj si Chandra, në Tiranë sapo ka mbërritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria, i cili është në pritje të ditës së parë të punës në një kompani private security.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania