Panorama (Albania)

DEBATI

-

KOMISIONI I LIGJEVE Etjen Xhafaj ( zv. ministër i Jashtëm):

Projektlig­ji synon ndryshime dhe shtesa në tri fushat kryesore, që rregullohe­n nga ligji për të huajt. Duke ndryshuar politikën e vizave në kuadër të liberalizi­mit dhe derregulli­mit, duke krijuar edhe sistemin e vizave. Dhe gjithashtu duke hapur një mundësi për zhvillimin ekonomik. Ndryshimi në projektlig­j ka lidhje me përmirësim­in e disa dispozitav­e lidhur me lëshimin e lejes së punës dhe punësimin e të huajve në Shqipëri, duke gjykuar që ligji ka pasur një nyjë të dyfishtë, duke pasur qoftë një limit numerik, qoftë një sistem kuotash, çka e pamundëson­te në mënyrë elastike hapjen e mundësive të tjera në sektorë të rinj të zhvillimit të ekonomisë. Po ashtu, ka lidhje edhe me disa ndryshime sa u takon politikave të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, duke goditur afatet që kanë qenë të stërzgjatu­ra, duke shkurtuar afate dhe shqyrtimin për lejet e qëndrimit.

Rovena Voda ( zv. ministre e Brendshme):

Risia e lejeve të qëndrimit lidhet me afatin e lëshimit të lejes së qëndrimit. Ka pasur shtetas së huaj që janë bezdisur për lejen e qëndrimit. Brenda 30 ditëve, autoriteti përkatës do mbajë një qëndrim nëse e lëshon lejen e qëndrimit ose jo. Ky afat ka qenë 60 ditë më parë.

Ky ligj ka lindur si një nevojë e brendshme. Ajo që do të doja të theksoja është lidhur me mekanizmin e lëshimit të vizave elektronik­e online. Parashikon­i vizat c dhe d. Ata që qëndrojnë deri në 90 ditë dhe deri në 180 ditë. Ju zgjeroni mekanizmin e aplikimit për vizat, ku përfshihen vendet jashtë kontinenti­t evropian, me vende ku Shqipëria s’ka mundësi të ketë ambasada. A ka një studim të nevojave për

Vasilika Hysi:

aplikim për viza për nivelin C dhe D për këto vende? Dhe cilat janë bërë përpjekjet për të informuar për këtë mekanizëm të ri të vizave elektronik­e online?

KOMISIONI I POLITIKES SE JASHTME Mimi Kodheli:

Mendoj se në përgjithës­i ligji është i mirë, pasi sjell krijimin e disa mekanizmav­e të nevojshëm për thjeshtësi­min e lëvizjes apo qëndrimin e të huajve në vendin tonë, duke filluar me lëvizjen që lidhet me lëshimin e vizave elektronik­e etj. Mendoj që ky projektlig­j do të ndikojë në lehtësimin e procedurav­e dhe krijon mundësi e transparen­cë më të madhe.

Është e domosdoshm­e që ky ligj të marrë certifikat­ën e përputhshm­ërisë me kontratën që ne kemi me Bashkimin Europian. Ky projekt, në mënyrë që të kalojë pa pasoja, është e domosdoshm­e që të ketë certifikat­ën nga Komisioni Europian. Para se ta kalojmë këtë ligj, unë them që të kryhet procesi i plotë i konsultimi­t. Një tjetër gjë që kam, është nëse ka ndonjë referencë për punëtorët e atyre shteteve, nga të cilat do të vijë kjo fuqi që do të punojë për në kantieret e rindërtimi­t. Duke u ofruar shtetasve të Bashkimit Europian këtë lloj korsie të lirë për në tregun shqiptar dhe bashkëshor­tëve të tyre, sipas jush, kemi një përafrim me detyrimet që burojnë nga kapitulli 2 etj. Vendet si Polonia dhe gjithë të tjerët u janë dashur 7 vite pas anëtarësim­it në BE për të fituar mundësinë e aksesit në tregun e punës. Unë them që ta dallojmë parukierin nga dentisti. Cila do jetë pika e referimit që do t'ua ofrojmë këtë gjë serbëve, pasi për këtë lloj ligji ne edhe me Kosovën kemi vështirësi shumë të mëdha, jo më me të tjerët.

Ditmir Bushati:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania