Panorama (Albania)

BANESA

-

të Bashkisë Lezhë, Kurbin dhe të Thumanës qëndruan në hotelet e Shëngjinit pas tërmetit. Numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrue­s që preku vendin tonë u dëmtuan në qytetin e Lezhës nga tërmeti, nga të cilat 70 u konstatuan të pabanueshm­e nga autoritete­t vendore. Banorët e këtyre banesave u strehuan në hotelet në zonën e Shëngjinit, por kanë filluar të largohen ditët e fundit

Situata më problemati­ke paraqitet në zyrën e aplikimit online në qytetin e Laçit, ku është edhe fluksi më i lartë i kërkesave. Pavarësish­t prezencës së Policisë Bashkiake, në këtë zyrë nuk mungojnë debatet deri në konfrontim­e mes njerëzve për radhën. Në Bashkinë e Kurbinit janë ngritur 4 zyra aplikimi online, 1 në qytetin e Laçit dhe të tjerat në Njësitë Administra­tive Mamurras, Milot dhe Fushë- Kuqe, ndërsa procesi duhet të përfundojë brenda muajit shkurt. Në lidhje me shqetësime­t e qytetarëve kontaktuam edhe kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, por, për shkak të ngarkesës në punë, tha se e kishte të pamundur që të komunikont­e. “NUK MË PRANOJNË DOKUMENTET” Problemet që hasen në zyrat e aplikimit online, të ngritura nga shteti për rindërtimi­n e banesave të prekura nga tërmeti, janë të shumta edhe te banorët e Kurbinit. Shumë prej tyre thonë se sorollaten nëpër zyra për të dërguar dokumentet nga dy herë, ndërsa shumë të tjerë thonë se specialist­ët nuk i verifikojn­ë shtëpinë nga dëmet që pësoi në tërmetin e 26 nëntorit. “Kam ardhur këtu për të aplikuar, por s’m’i pranuan dokumentet, sepse nuk kanë ardhur akoma për të parë shtëpinë, e cila më është dëmtuar nga tërmeti. Kam të gjithë dokumentac­ionin për banesën, por nuk e kuptoj pse nuk vijnë ta verifikojn­ë. Kam ngelur çdo ditë zyrave të bashkisë dhe s’më jep askush përgjigje për të më treguar se çfarë do bëhet me mua”, thotë shtetasi Fred Syziu nga Kurbini. Ndërsa 82- vjeçari Mark Mirashi nga qyteti i Kurbinit thotë se prej dy ditësh endet zyrave të aplikimit, por nuk ka mundur ende ta kryejë këtë proces. Mungesa e dokumentac­ionit të plotë thotë se është bërë pengesë për të. “Është e dyta herë që unë bëj letra. Kam ardhur këtu që dje, por s’kam mundur të aplikoj. Thonë ke mungesë dokumentac­ioni, se çfarë është kjo punë s’po e marr vesh. Po më sorollatin tash dy ditë. Siç e shikoni, unë jam edhe i moshuar dhe nuk kam moshë të sillem kështu dhe s’e di kur do kryej punë, pasi është radha shumë e gjatë”, thotë i moshuari. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, banorët e Kurbinit janë larguar nga hotelet, ku qëndruan të strehuar pas tërmeti të 26 nëntorit. Këtë vendim ua kanë komunikuar banorëve të strehuar në Shëngjin përfaqësue­sit e bashkisë. Kjo kërkesë i ka irrituar banorët, shumë prej të cilëve janë shprehur se ende nuk e kanë përfituar bonusin e qirasë. “Unë kam jetuar në pallat, në lagjen numër 2. Tërmeti i ka dëmtuar dhe e kanë shpallur të pabanueshë­m dhe na sollën këtu në Shëngjin. Jam bashkë me familjen këtu. Kanë ardhur përfaqësue­sit e bashkisë dhe na thanë të lirojmë hotelet deri më datë 31 janar, të gjithëve pa përjashtim. Unë kam aplikuar për bonus qiraje, por akoma s’më kanë kaluar paratë. Se ku do shkoj nuk e di”, ka thënë një banor i strehuar në hotelet në Shëngjin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania