Panorama (Albania)

Familjet e prekura nga tërmeti, ja 15 zonat ku do ndërtohen lagjet e reja

Në kryeqytet do ndërtohet në lagjen “5 Maj”, në Kombinat, në Baldushk, Pezë, Vaqar, Ndroq, pranë Universite­tit Bujqësor si dhe në Zall- Herr

- TIRANË

Qeveria ka miratuar zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja, që do të shërbejnë për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Vendimet janë botuar dje në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë fillimit të punimeve në terren.

LAGJET E REJA Gjithsej janë 15 lagje, nga të cilat 9 do të jenë në kryeqytet. Kështu, në Tiranë do të ndërtohet në lagjen “5 Maj”, në Kombinat, në “Uzinën e Autotrakto­rëve”, në Baldushk, Pezë, Vaqar, Ndroq, pranë Universite­tit Bujqësor si edhe në ZallHerr. Dëmet më të mëdha nga tërmeti u shkaktuan në Durrës. Në qytetin bregdetar, Qeveria ka planifikua­r të ndërtojë një lagje të re në zonën e ish- Uzinës Mekanike Bujqësore. Lagje me ndërtime të reja janë projektuar për t’u ndërtuar edhe në Kavajë, Bubq, FushëKrujë dhe Vorë. Rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të nisë më 10 mars, pasi të ketë përfunduar procesi i aplikimeve dhe vlerësimev­e të nevojshme. Ditën e djeshme, Kryeminist­ri Rama kishte paralajmër­uar prezantimi­n e raportit paraprak për dëmet e tërmetit, por, sërish, afati i caktuar kaloi në heshtje. Paraprakis­ht është thënë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 1 miliardë eurove, ndërkohë që për strehimin e familjeve të prekura do të ndërtohen 10 mijë apartament­e.

APLIKIMET Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, të nisin procedurën e aplikimit. Për procedurën e aplikimit, qytetarët do të kenë në dispozicio­n 30 ditë në dispozicio­n, pra, deri në fund të këtij muaji. “Platforma bazohet në vetëdeklar­imin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Kemi bërë një manual të detajuar. Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. Për 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë nëse ka ose jo akt pronësie. Çdonjëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimi­t dhe s’kanë asnjë dokument”, tha Ahmetaj. Gjatë prezantimi­t të platformës online për rindërtim ka dhënë shifra zyrtare sa u përket banorëve që janë akomoduar me qira, inspektimi­t të godinave apo lejeve të ndërtimit. “Janë 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtu­ar. 10150 banorë të akomoduar me qira. Rreth 48 mijë banesa të inspektuar­a, po vijon procesi. Janë identifiku­ar 35 sajte në 10 bashkitë ku do jenë zonat për zhvillim”, tha Ahmetaj. Fondi Këtë muaj do të zhvillohet edhe konferenca e donatorëve. Nga buxheti këtë vit janë adresuar rreth 140 milionë dollarë për projektin e rindërtimi­t, ndërkohë që shpresa më e madhe janë donacionet, nga të cilat Qeveria ka jo pak pritshmëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania