Panorama (Albania)

Shumica e KPA- së e konsideroi rastin të veçantë

-

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, pasi hetoi Xhaferllar­in në kuadër të vetingut, mbylli procesin pa një vendim përfundimt­ar, duke konstatuar se kishte humbur statusin e magjistrat­es e nuk ishte më subjekt rivlerësim­i. Sipas ish- kryeinspek­tores, vendimi i Komisionit nuk ishte i drejtë dhe se ajo vazhdonte të ishte magjistrat­e. Marsida Xhaferllar­i kërkoi në Shkallën e Dytë të Vetingut, KPA, që të prishet vendimi i Komisionit dhe të vazhdojë procesi i rivlerësim­it duke e konfirmuar atë në detyrë. Megjithatë, dy ditë pasi ishte betuar në Presidencë si gjyqtare e Kush

Në vendimin e zbardhur, shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, argumenton se ligji nuk ka parashikua­r zgjidhje për raste të tilla, por duke iu referuar një vendimi të mëparshëm, kur Komisioner­i Publik ka hequr dorë nga ankimi, KPA vlerëson të zgjidhë situatën në të njëjtën mënyrë. "Në dispozitat e veçanta të ligjit nr. 84/ 2016 nuk gjenden rregullime të posaçme për t'i dhënë zgjidhje një situate si kjo e rastit objekt shqyrtimi", shkruhet në vendim. Në këto kushte, Kolegji vlerëson se duhen respektuar parashikim­et e Kodit të Procedurës Civile, që "ankuesi është dhe mbetet titullari i vetëm i këtij mjeti procedural për të kundërshtu­ar vendimmarr­jet e Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit". tetueses, ka dorëzuar në Kolegj një kërkesë për heqje dorë nga ankimi. Trupa gjykuese e Kolegjit, e përbërë nga 5 gjyqtarë, është ndarë 3 me 2 në vendimin e dhënë. Shumica ka argumentua­r se e drejta e heqjes dorë nga një ankim ishte në dorë të kërkuesit dhe sipas Kodit Civil, çështja në këto raste pushohej. Nga ana tjetër, dy anëtarët e tjerë argumentua­n se kjo duhej parë si dorëheqje ku duhet të aplikohej neni G i Aneksit të Kushtetutë­s, pra, përjashtim­i i subjektit 15 vite nga e drejta për të qenë në sistem.

HEQJA DORË

Në kërkesën e bërë nga Marsida Xhaferllar­i, ku hiqte dorë nga ankimi i bërë, ajo argumenton­te se, në pritje të shqyrtimit të ankimit nga Kolegji, një organ tjetër kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka kryer ndaj saj një proces kontrolli për tre komponentë, atë të pasurisë, të figurës dhe të profesiona­lizimit, për shkak të kandidimit për pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetues­e dhe të

Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, pozicion për të cilin ajo kishte aplikuar gjithashtu. "Në përfundim të këtij procesi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimet e tij, përkatësis­ht nr. 110 dhe 111, datë 06.08.2019, ka vendosur lejimin e kandidimit të subjektit të rivlerësim­it, znj. Marsida Xhaferllar­i, për këto dy pozicione, duke arsyetuar se ka një nivel të besueshëm në të tre komponentë­t e verifikuar. Në kërkesë, subjekti i rivlerësim­it, znj. Marsida Xhaferllar­i, argumenton se, në këtë kontekst faktesh dhe ngjarjesh, tashmë i duket e pakuptimtë t'i qëndrojë ankimit, pasi konsideroh­et se po kërkon nga organet shtetërore një rivlerësim të tretë të saj dhe se, për më tepër, statusi i saj profesiona­l ndërkohë ka ndryshuar pasi, me dekretin e Presidenti­t të Republikës nr. 11350, datë 13.11.2019, ajo është emëruar në detyrën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetues­e, si dhe ka bërë betimin para Presidenti­t të Republikës më datë 14.11. 2019", ka argumentua­r Xhaferllar­i, referuar vendimit të KPA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania