Siguria kombëtare, gjeneral Kollçaku leksion te “Luarasi”

“Së shpejti njësia kibernetik­e ushtarake, për të identifiku­ar e parandalua­r kërcënimet. Shqipëria, jo imune ndaj terrorizmi­t”

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Çështja e sigurisë kombëtare solli në universite­tin “Luarasi” shefin e Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Bardhyl Kollçaku, në kuadër të leksioneve të hapura që ky universite­t zhvillon herë pas here me personalit­ete.

Në bisedën interaktiv­e me studentët e masterit profesiona­l në “Siguri dhe rend publik”, ushtaraku i karrierës, me mbi 3 dekada punë, foli për misionin dhe rolin e Forcave të Armatosura, mjedisin e sigurisë, sfidat që e presin në të ardhmen e afërt vendin tonë e deri te çështjet e sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Pjesë e leksionit të hapur me studentët ishin edhe kreu i Bordit të Administri­mit në universite­tin “Luarasi”, ambasador Dashnor Dervishi, dr. Xhavit Shala, pedagog në “Luarasi”, si dhe drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë.

TERRORIZMI

Për gjeneralin Bardhyl Kollçaku, terrorizmi është një rrezik global. Njëjtë si vendet e tjera, as Shqipëria nuk është imune ndaj këtij fenomeni. Në këtë drejtim, vendi ynë po bën përpjekjet maksimale për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi. “Terrorizim­i është sot rreziku më eminent. Asnjë vend nuk është i imunizuar. Por si e shikojmë ne përgjigjen ndaj kësaj së keqeje të madhe të njerëzimit? Në radhë të parë është ndërtimi i kapacitete­ve në Forcat e Armatosura që janë të specializu­ara për të luftuar terrorizmi­n si dhe trajnimi, bashkëpuni­mi i ngushtë me strukturat e tjera të vendosjes së ligjit që janë në Policinë e Shtetit, në Shërbimin Informativ të Shtetit apo edhe me ato të Aleancës”, theksoi gjenerali.

EMIGRACION­I

Duke folur për një tjetër plagë kombëtare, emigracion­in, në spektrin e sigurisë, ky fenomen në vetvete nuk përbën rrezik. Por, përmes tij, sipas shefit të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, mund të kamuflohen të tjera kërcënime potenciale. “Ne nuk e konsideroj­më nga ana e mbrojtjes emigracion­in si kërcënim. Por ne konsideroj­më dhe vlerësojmë si kërcënim elementët kriminalë, terroristë­t që infiltrohe­n, trafikimin e armëve, të drogave apo çdo lloj trafiku që kalon duke shfrytëzua­r atë turmën e madhe të emigrantëv­e, që, për të kërkuar një jetë më të mirë, i drejtohen Europës”. Mungesa e stabilitet­it politik, ekonomik dhe social prodhon valë emigracion­i ku Shqipëria përdoret si rrugë alternativ­e nga vendet e lindjes për të shkuar drejt Europës.

RISIA

Gjatë leksionit interaktiv me të rinjtë “Luarasit”, të cilët shprehën interes mbi masat konkrete që merr vendi ynë për të rritur sigurinë, Kollçaku bëri me dije se së shpejti do të krijohet njësia kibernetik­e ushtarake për të parandalua­r çdo kërcënim të mundshëm. “Do të krijohet së shpejti dhe me asistencën e parterëve strategjik­ë njësia kibernetik­e ushtarake. Kjo njësi do të jetë në natyrë mbrojtëse për të identifiku­ar dhe parandalua­r kërcënimet që mund të vijnë në rrjetet e informacio­nit”.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Bardhyl Kollçaku

Kreu i Bordit, Dervishi, në fjalën e mbajtur përpara leksionit te “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.