Panorama (Albania)

Skuqje fyti dhe temperatur­ë e lartë, vdes i riu në Përrenjas

Familjarët nuk pranojnë autopsinë: Vdiq se pati temperatur­ë të lartë gjatë natës

- XHENTILA GJOSHI

Një djalë 28- vjeçar ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrethana të paqarta.

Viktima është identifiku­ar si shtetasi Besnik Kokonozi, ndërsa ai mësohet se ka kaluar temperatur­ë të lartë dy ditë më parë. Shkak për këtë dyshohet se janë bërë bajamet, të cilat i kanë shfaqur komplikaci­one mjaft të rënduara mbrëmjen e së dielës. Këto komplikaci­one dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së të riut. Ndërkohë, familjarët e të riut janë shprehur pas ngjarjes se djali i tyre ka pasur temperatur­ë të lartë nga bajamet dhe nuk kanë pranuar të bëjnë autopsinë, pasi pranojnë që vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe nuk kanë dyshime të tjera.

VIZITA NË SPITAL

Tri ditë më parë, sipas informacio­neve, mësohet se 28vjeçari kishte shkuar në spital, për shkak të temperatur­ës së lartë që kishte pasur. Aty ai mori mjekimin dhe u kthye në shtëpi. Rreth orës 03: 00 të mëngjesit të kësaj të marte, ai ka shfaqur sërish komplikaci­one. Fillimisht, mjekët dyshuan se bëhej fjalë për grip, megjithatë nuk është bërë ekspertiza për të nxjerrë shkakun e vërtetë se përse i riu ndërroi jetë. Mësohet se ai kishte probleme me bajamet, gjë e cila dyshohet se i ka rënduar komplikaci­onet shëndetëso­re.

PËRKEQËSIM­I

Orët e para të mëngjesit të ditës së martë, familjarët e 28vjeçarit kanë telefonuar për ndihmë në Spitalin e Përrenjasi­t. Ata mësohet se kanë kërkuar t'u vihet në dispozicio­n një mjet ambulancë, pasi djali i tyre ishte në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Menjëherë, për në banesën e të riut është dërguar ambulanca, por kur ajo ka arritur ka qenë mjaft vonë, pasi Besnik Kokonozi kishte ndërruar jetë. Megjithatë, trupi i tij është transportu­ar për në spital, ku i është bërë këqyrja paraprake. Më tej, familjarët e viktimës nuk kanë pranuar t'i bëhet ekspertiza dhe të mësohej shkaku i vdekjes. Ata janë shprehur se djali i tyre ishte sëmurë me bajame dhe kishte pasur temperatur­ë të lartë.

 ??  ?? Spitali i Përrenjasi­t
Spitali i Përrenjasi­t
 ??  ?? Viktima, Besnik Kokonozi
Viktima, Besnik Kokonozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania