Panorama (Albania)

Mjeku: Ishte me skuqje fyti dhe temperatur­ë

-

Mjeku Bashkim Vasku i Spitalit të Librazhdit, i cili kishte në dorë rastin e Besnik Kokonozit, që vdiq në rrethana misterioze në Përrenjas, ka reaguar pasi lajmi u bë publik. Mjeku tregoi se pacienti u paraqit në Spitalin e Librazhdit rreth orës 19: 15, me skuqje fyti dhe temperatur­ë 39. Më pas iu dha një medikament për uljen e temperatur­ës dhe pasi i ra iku në shtëpi. Po më pas u njoftua se rreth mesnatës temperatur­a filloi përsëri t'i ngrihej dhe një ambulancë u nis drejt Përrenjasi­t, por 28- vjeçari kishte vdekur. Vasku thotë se veç temperatur­ës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, vetëm nëse ka pësuar ndonjë komplikaci­on prej temperatur­ës apo gjendjes virale. "Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë pasur ndonjë problem tjetër. Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatur­a i ra dhe në orën 12: 00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperatur­ën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikaci­on, është rasti i rrallë, por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperatur­ë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë, por virozë kishte, jo grip", tha mjeku Bashkim Vasku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania