27- vjeçari u shpëton 7 postblloqe­ve të Policisë

Policia i hodhi gozhdë në rrugë, plagosen 4 qytetarë dhe një polic

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një ngjarje që shpeshherë e shohim nëpër filma aksion, ka ndodhur ditën e djeshme në dalje të qytetit të Elbasanit. Një punonjës Policie dhe katër qytetarë mbetën të plagosur, ndërsa në pranga u vu 27- vjeçari që "solli rrotull" gjithë strukturën e Policisë. Gjithçka nisi nga qyteti i Korçës, ku personi i identifiku­ar si Aldiron Shehu ka ngritur në këmbë Policinë e katër komisariat­eve, atë të Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe në fund atë të Elbasanit. Ndërsa nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Korçës për të ndaluar, 27- vjeçari, i cili drejtonte një mjet tip "Passat" ngjyrë të zezë, ka rritur shpejtësin­ë duke u larguar nga qyteti. Dyshohet se Policia kishte informacio­ne se në mjetin e 27- vjeçarit kishte lëndë narkotike, ndaj edhe kërkuan që ai të ndalojë, dyshime të cilat u shtuan gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur ka ndodhur përplasja. Por, ky dyshim rezultoi "flluskë sapuni" për Policinë, e cila, gjatë kontrollit të mjetit, ka pohuar zyrtarisht se aty nuk kishte as armë, as drogë. Por, sipas burimeve të marra jo zyrtarisht nga Policia, dyshohet se 27- vjeçari mund ta ketë hedhur lëndën narkotike gjatë rrugës kur edhe ishte në ndjekje të Policisë, por gjithsesi deri më tani nuk ka ndonjë fakt që ta konfirmojë zyrtarisht këtë. Sakaq, Shehu, si një "shumaker" i vërtetë, ka mundur që të mos i ndalojë as patrullës së Pogradecit, as të Librazhdit, por në hyrje të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Mënglit, ai i ka shpëtuar edhe mjetit të Policisë së Elbasanit, i cili i ka bërë sinjal që ai të ndalojë. Policia, për të bërë të mundur kapjen e 27vjeçarit, ka hedhur gozhdë në rrugë, ku edhe për pasojë mjetit i janë shpuar gomat dhe ka humbur kontrollin. Si pasojë, makina është rrotulluar disa herë dhe është përplasur me dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin te pika e karburanti­t, aty edhe ku ndodhi ngjarja. Të aksidentua­rit, të cilët ndodheshin te dy mjetet e përfshira në aksident, si edhe polici, janë dërguar menjëherë në spital, por efektivi Eugen Abdurrazak­u është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak, ndërsa katër të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

KUSH ËSHTË ALDIRON SHEHU

Aldiron Shehu është 27 vjeç nga qyteti i Gjirokastr­ës, ndërsa nuk dihet se pse ka qenë në Korçë. Në mjetin e tij, Policia ka mundur të gjejë vetëm disa targa mjetesh false. Ndërsa mësohet se ai është një person me precedentë penalë dhe një ngjarje të tillë e ka kryer edhe në vitin 2018. Sakaq, në një deklaratë zyrtare për shtyp, Policia e Elbasanit ka pohuar se, "Më datë 04.02.2020, rreth orës 09: 00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip ' Pasat' i zi, me targa greke ' IEH 3922, nuk u ka ndaluar shërbimeve të Policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit". M. S

Vendi ku ndodhi pëplasja pas ndjekjes nga Polica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.