Panorama (Albania)

Grabitja në Allias u ideua nga “superhajdu­ti” Cungu

Zbardhet plagosja e Petrit e Afërdita Lazes, një i arrestuar

-

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e çiftit Laze gjatë tentativës për grabitje në shtëpinë e tyre në Allias, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 19 janarit është dokumentua­r me prova ligjore nga ana e grupit hetimor, pas një analize ADN- je të përftuar nga një kampion pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes. ADN- ja ka çuar në identifiki­min e njërit prej autorëve, 28- vjeçarit Fatjon Martënikaj, i arrestuar në Rinas në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria. Ndërsa ideatori kryesor e ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se është Markelian Cungu, "superhajdu­ti" që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur. Ka qenë i arrestuari Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu. "Duke tentuar që t'i nxirrja jashtë shtëpisë, ata më qëlluan me armë. E ndjeva se isha plagosur, por ata më shtynë drejt banjës dhe më mbyllën aty. Kam marrë një levë dhe jam hedhur nga dritarja për t'u rifutur në shtëpi, por ata ishin larguar pa marrë gjë", është shprehur 61- vjeçari Laze gjatë deklarimev­e para oficerëve të Policisë.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Allias më 19 janar dhe gjatë operacioni­t të koduar "Mjegulla" është arrestuar njëri nga autorët, si dhe shpallet në kërkim autori tjetër, të dy me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëv­e dhe të vjedhjes. "Grupi hetimor ka siguruar prova shkencore për autorësinë e kësaj ngjarjeje. Gjenden dhe sekuestroh­en edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për grabitje, municion luftarak, maskë e sende të tjera", tha zyrtarisht Policia. Policia tha dje se, si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesiona­le operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, u bë i mundur sigurimi i informacio­neve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentim­in me prova shkencore të kësaj ngjarjeje. Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m të ngushtë me Komisariat­in e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokuroris­ë, bëri të mundur finalizimi­n me sukses të operacioni­t policor "Mjegulla", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Fatjon Martënikaj, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëv­e". Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Markelian Cungu, 23 vjeç, si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedentë kriminalë, i dënuar më parë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Vjedhja". Gjatë operacioni­t, shërbimet e Policisë kanë mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretish­t një kallashnik­ov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera.

 ??  ?? Arma e përdorur gjatë grabitjes
Arma e përdorur gjatë grabitjes
 ??  ?? Një nga autorët gjatë arrestimit
Një nga autorët gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania